Këtë muaj, Google publikoi listën vjetore “Year in Search” për të treguar se cilët terma patën rritje në kërkime, në krahasim me vitin e kaluar.
Një temë e rëndësishme mungon dukshëm këtë vit: Covid-19. Vitin e kaluar, vaksinimi dhe parandalimi i infeksionit ishin me interes të madh, por këtë vit nuk përmendet koronavirusi në kërkimet kryesore për shëndetin dhe mirëqenien.
Kërkimet e këtij viti u përqendruan në rimëkëmbjen fizike dhe mendore – si të bëhemi më të fortë fizikisht dhe si të përballemi me çështje si ankthi, depresioni, ADHD dhe OCD.
Stërvitjet me peshë trupore”, “stërvitjet javore”, “ushtrimet për shëndetin mendor” dhe “stërvitjet kryesore në palestër” ishin gjithashtu shumë të kërkuara.
Përdoruesit e Google pyetën “si të trajtojmë stresin”, “si të ndalojmë një sulm paniku”, “si të kurojmë depresionin” dhe “të fokusohemi kur kemi ADHD”.
Ata kërkuan gjithashtu për shëndetin mendor për fëmijët e vegjël, ku pati kërkime për ushtrime të frymëmarrjes për fëmijët.
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…