Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Historia e gjeneralit rus me origjinë shqiptare që rrëfeu vlerësimin për luftën në Ukrainë, letra nga Moska për Enverin: Jani ka tradhtuar, s’pranoi të kthehet

Historia e Jani Lufit, gjeneralit rus me origjinë shqiptare, që rrëfeu vlerësimet e tij për luftën në Ukrainë, është sa e veçantë, aq edhe e mistershme.

E veçantë për nga fakti se emri i tij bëri bujë në një moment kritik historik, siç ishte divorci i Shqipërisë komuniste me Hurshovin dhe Bashkimin Sovjetik në fillimin e viteve ’60, me refuzimin që i bëri urdhrit për t’u kthyer në Atdhe. Misterioze për mënyrën si është përjetuar kjo ngjarje nga bashkëkohësit dhe shokët e Luftit, që nuk patën mundësi të komunikonin me të për gati gjysmë shekulli.

Në intervistën e para disa viteve në “Panorama”, gjenerali ruso-shqiptar pohonte se arsyeja e mosriatdhesimit ka qenë fakti se në atë kohë ai ka qenë i shtruar në një spital shumë larg Moskës dhe me atë çfarë kishte ndodhur me studentët shqiptarë, ishte njohur kur ata kishin ditë e javë që kishin ndërprerë studimet dhe ishin larguar përfundimisht nga Moska. E papritura që ndodhi vetëm me studentin e “Frunze”-s, i cili guxoi të sfidojë urdhrin e Tiranës, kishte tronditur së pari personelin e Ambasadës shqiptare, mandej autoritetet e Tiranës, duke filluar nga maja e piramidës. Të parat që raportuan për aktin e paprecedent ishin shërbimet e fshehta.

recommended by
Mgid
Mgid

SAVE UKRAINE
Ukrainians Lose Children, Families, And Homes. SOS!
LEARN MORE→
Të dhënat e para të tyre fillonin me të njëjtin ritual “Jani Lufi u rekrutua nga KGB-ja”, “E rrëmbeu dashuria e vajzës së gjeneralit”, “E komprometuan me rubla dhe vodka”. Një mori versionesh për tradhti e veprimtari agjenturore u anatemuan për të, aq sa emri i Jani Lufit mori përmasat e një legjende të frikshme. Ndodhte kështu kur ai, ish-partizani i “Thanas Zikos”, komunisti nga Sofratika, oficeri madhor i akademisë “Skënderbej”, vazhdonte jetën larg familjes dhe shokëve të afërt, pa e ditur se ç’flitej për të. Sakaq, aparaçikët e shtetit arkivonin me fanatizëm praktikën e shkresave dhe dokumenteve me të dhënat e “tradhtisë së ushtarakut Jani Lufi”.

“Panorama” ka mundur të zbulojë një letër autentike të Komitetit të Partisë së Ambasadës shqiptare në Moskë, drejtuar Komitetit Qendror të Partisë, me historinë e përmbledhur të asaj që ka ndodhur me akademistin që kundërshtoi urdhrin për t’u kthyer në Shqipëri.

Ndërkohë, në një letër me shkrim dore, që mban datën 3 gusht 1961, akademisti i “Frunze”-s njofton Ambasadën shqiptare në Moskë se refuzon kategorikisht të kthehet në Shqipëri, sepse nuk pajtohet me politikën antimarksiste, antisovjetike, jointernacionaliste që ndjek KQ e Partisë së Punës së Shqipërisë.

LETRA E AMBASADORIT

Lënda: Mbi tradhtinë e ish-anëtarit të Partisë, Jani Lufi, Komitetit Qendror të Partisë (Drejtorisë së Jashtme) Në datën 3 gusht, së bashku me gjashtë shokët e tjerë që vazhdonin studimet në Akademinë “Frunze”, duhej të nisej për në Tiranë edhe Jani Lufi, por siç dihet, i përmenduri nuk u nis dhe u hodh në tradhti. Për të sqaruar çështjen me organet zyrtare, u ngarkua shoku Dilaver Poçi, i cili mori takim me zëvendëskomandantin e Akademisë në fjalë dhe më vonë me zëvendësministrin e Mbrojtjes, gjeneral Gusievin. Nga takimet që pati, si dhe nga bisedimet e zhvilluara, rezultoi se ata, me qëllim, nuk e treguan të vërtetën, por mundoheshin me fjalë “të mira” të na vinin në pasivitet.

Gjeneral Gusievi, në takimin e fundit me Dilaverin, tha se Jani Lufi ka shkuar me pushime në Detin e Zi pa pyetur komandën e shkollës, e konsideroi këtë si mungesë disipline të Janit dhe të tjera pallavra. Në datën 10 gusht, shoku Nesti mori një letër nga Jani Lufi. Në këtë letër ai shkruan se ka vendosur të qëndrojë në Bashkimin Sovjetik, mbasi nuk është dakord me vijën “antimarksiste’, “antisovjetike” dhe “jointernacionale”, që, sipas tij, ndjek Partia jonë. Letra mbante datën 3 gusht 1961. Jani Lufi ishte kapiten i parë dhe mbaroi vitin e dytë të studimeve. Është minoritar grek. Na rezulton se nuk ka prindër apo familjen e vet. Shtojmë se organizata e Partisë nuk kishte mundur të krijonte ndonjë dyshim mbi qëndrimin e tij politik./m.j

postbck postbck

Recent Posts

Sekreti i ngjyrës portokalli tek macet

U zbulua pas 60 vitesh kërkime, është rezultat i një mutacioni në ADN Ngjyra portokalli…

12 hours ago

Këshilla të arta për shëndetin: Si të kujdesemi për trupin dhe mendjen në çdo fazë të jetës

Zana Islami / Trungu&InforCulture.info 1 Mbani një peshë të shëndetshme – vetëm duke vepruar në…

12 hours ago

Kjo është temperatura më e përshtatshme në dhomën e gjumit në dimër

Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…

2 days ago

E dini se çfar është hamari, apo koshi?

Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…

2 days ago

Si të transformoni rutinën tuaj ditore në një burim frymëzimi dhe produktiviteti

  Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…

2 days ago