<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: ARTHISTORI/ARKEOLOGJI

Kush ishte shkrimtari i parë në botë?

Shkrimi më i vjetër i njohur daton më shumë se 5000 vjet në Mesopotaminë e lashtë, atje ku ndodhet sot Iraku. Por kush ka qenë shkrimtari i parë i njohur me emër? Zbulimet arkeologjike kanë zbuluar se shkrimi më i hershëm i njohur është shpikur rreth vitit 3400 Para Krishtit në një zonë të lashtë Mesopotamiane të njohur si Sumer, afër Gjirit Persik.

Ky shkrim, i njohur si kuneiform, mori formën e shenjave në formë pyke, të bëra nëpërmjet një mjeti të mprehtë në argjilën e lagësht. Shumë njerëz mund të citojnë emrat e lashtësisëgreke si poetin epik Homeri, poeteshën lirike Safo apo historianin Herodot.

Megjithatë, një mijë e ca vite para këtyre figurave ishte princesha, priftëresha dhe poetja e njohur Enheduana thotë Erhan Tamur, kurator në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. “Ajo është autorja e parë që ne e njohim me emër, dhe të cilën mund ta lidhim me një tekst ekzistues. Për pjesën më të madhe të letërsisë mesopotamiane, ne nuk i dimë autorët. Por ajo është një përjashtim”-thotë Benxhamin Foster, asiriolog në Universitetin e Jeilit.

Enheduana ishte e bija e mbretit akadian Sargon, që jetoi nga viti 2334 deri në vitin 2279 Para Krishtit, thotë Tamur, që është bashkë–kurator i një ekspozite rreth Enheduanas me titull “Enheduana dhe gratë e Mesopotamisë në vitet 3400-2000 Para Krishtit” e hapur në tetor në Bibliotekën dhe Muzeun Morgan në Nju Jork, dhe që do të zgjasë deri në shkurtin e vitit tëardhshëm.

Rreth vitit 2300 para Krishtit, Sargoni bashkoi shumicën e Mesopotamisë nën sundimin e tij kur kultura akadiane e Mesopotamisë Veriore pushtoi sumerët e Mesopotamisë Jugore. Kjo hapi rrugën krijimit të Perandorisë Akadiane, perandorinë e parë në botë, apo koleksionit tështeteve nën një autoritet të vetëm, vuri në dukje Tamur.

Sargoni emëroi vajzën e tij si kryepriftëreshë të perëndisë sumeriane të Hënës, Nana, në qytetin sumerian Ur, si pjesë e përpjekjeve të tij për të konsoliduar perandorinë e tij të re. Kur mori këtë rol, ajo mori emrin Enheduana, që në sumerisht do të thotë “priftëreshë e lartë, stoli e parajsës” thotë Tamur.

Si kryepriftëreshë e perëndisë së Hënës dhe përfaqësuese e babait të saj në Ur “ajo ishte qartazi një figurë shumë e rëndësishme në qytetin Ur, dhe pavarësisht këtyre përgjegjësive, ajo shkroi edh poezi”shton më tej eksperti.

Bota moderne mësoi për herë të parë mbi Enheduanën nga mbetjet e një disku prej alabastri të zbuluar në vitin 1927 gjatë gërmimeve të arkeologut britanik Sër Leonard Uollej në Ur.Disku që ruhet sot në “Muzeun e Filadelfias në SHBA, përshkruan imazhin e Enheduanës në pjesën e përparme dhe e identifikon atë me emër në anën e pasme, ndërsa ajo i kushton një poezi perëndeshës sumeriane Inana, vajzës së Nanas, në tempullin e saj.

Disa nga poezitë e Enheduanës nderojnë Nanën. Megjithatë, priftëresha ishte shumë më e fokusuar pas Inanës, shtëpia e së cilës ishte ylli i mëngjesit dhe i mbrëmjes, ose Venusi, sipas ekspertes Beti De Shong Medor, autore e përkthimit në anglisht të poezive të Enheduanas.

Në poezitë e saj, Inana barazohej me homologen e saj akadiane, Ishtar, perëndeshën e dashurisë dhe luftës. “Në shkrimet e priftëreshës, Inana është edhe e ashpër dhe mizore, por edhe dashur dhe e sjellshme, e aftë si për shkatërrim ashtu edhe për bujari”- vë në dukje Medor.

Poezitë e Enheduanas ishin të pasura me detaje autobiografike, si lufta e saj kundër Lugalanes, që ishte me shumë gjasa mbreti i Ur, i cili u përpoq ta largonte me forcë

nga detyra. “Enheduana është shkrimtarja e parë që njohim, e cila ka përfshirë detaje autobiografike në veprën e saj. Përveç kësaj, ajo është autorja e parë që na tregon diçka se

si i ka krijuar poezitë. Ajo e krahason aktin e krijimit letrar me lindjen e fëmijës, përdorimi i parë i njohur i kësaj metafore, që do të mbetet në përdorim për mijëvjeçarë në letërsinë botërore”- thotë Tamur.

InForCulture

Recent Posts

A paraqet rrezik për zemrën gjumi në krahun e majtë?

    Shumë persona duan të dinë nëse mënyra si flenë, veçanërisht në anën e…

21 minutes ago

Kujdes! Hiqeni natën nga priza, paisja që mbani gjithmonë ndezur harxhon energji elektrike sa një frigorifer

    Kjo pajisje konsumon energji elektrike si një frigorifer dhe të gjithë e kemi…

42 minutes ago

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ju që dëshironi të udhëtoni drejt Italisë

    Ambasada e Italisë në Prishtinë ka njoftuar se në përputhje me Rregulloren (BE)…

49 minutes ago

Ky është ushqimi më kancerogjen që ekziston!

    Salsiçet janë ushqimi më i njohur i shpejt në Amerikë dhe vetëm atje…

55 minutes ago

Përfitimet e shumta shëndetësore të limonit

    Shumica e njerëzve e dinë se limoni është një thesar i vitaminës C,…

1 hour ago

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

    Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi…

14 hours ago