50 prej tyre në shkretëtirën e Nazcës janë të ngjashme me figura njerëzore
Zbulohen figura të reja në shkretëtirën e Nazcës në Peru. Falë vrojtimeve të fundit me drone janë identifikuar 168 gjeoglife të reja, 50 mec të cilave janë të ngjashme me figurën njerëzore. Ndërsa të tjerat janë vizatime gjigande të gdhendura në terren, kryesisht kafshë, zogj, gjarpërinj, mace dhe balena. Por ka dhe linja të thjeshta apo figura gjeometrike. Prej vitesh zbulimet vijojnë, por së fundmi po përdoret gjerësisht ndihma e inteligjencës artificiale për të të zbuluar linjat që janë të fshehura tashme nga erozioni dhe koha. Madje sipas një studimi Peruvian, mendohet se janë zbuluar derti më sot vetëm 5% e tyre.
Gjeoglifet janë krijuar nga civilizimi Nazka, në vitet 300-500, kur ishin në zhvillimin e shkëlqimin më të madh të shoqërisë së tyre.
Ende sot fshehin shumë mistere, pasi nuk është kuptuar qartë arsyeja e realizimit të vizatimeve gjigande në shkretëtirë. Hipotezat kryesore flasin për figura gjigande të drejtuara për Perënditë e Qiellit, ose për qëllime astronomike apo rituale, duke pasqyruar pjesën e qiellit sipër tyre.
Klan News
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…