<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Çfarë i ndodh trupit tonë, kur teshtijmë 3 herë rresht?

Shkencëtarët japin arsyet se çfarë i ndodh trupit tonë kur teshtijmë dhe pse ndodh teshtima. Sipas shkencës një irritim i bezdisshëm në hundë çon në tre teshtima rresht.

Shkencëtarët shpjegojnë se teshtima është një nxjerrje e fuqishme e ajrit nga mushkëritë, për shkak të një presioni me 160km/h dhe që nxjerr jashtë 2000 deri në 5000 baktere, gjë që ndodh si pasojë e një alergjie apo irritimi të caktuar.

Ndodh që të teshtimë për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes, sepse kemi ftohtë, alergji apo prej irritimeve të tjera .Elementët irritues nuk janë të vetmit që shkaktojnë teshtimë, pasi disa persona vuajnë nga teshtima reflekse, që shkaktohen prej dritave të forta. Si funksionon teshtima?

Praktikisht ne kemi një nerv, nervin trigemin, i ndërtuar nga fibra të ndjeshme, të cilat arrijnë mukozën e hundës, të cilët kur stimulohen nga agjentë të jashtëm aktivizohen dhe dërgojnë sinjale në muskuj të ndryshëm si diafragma, laringu dhe faringu dhe reagojnë me një presion të fuqishëm, përmes teshtimës.

Por pse ndodhin tre teshtima? Për të shpëtuar nga një “agjent irritues”, pikë së pari duhet boshatisur hunda (teshtima e parë), më pas duhet afruar në hundë (teshtima e dytë) dhe më pas duhet nxjerrë jashtë (teshtima e tretë).

Nuk duhet ndaluar teshtimën që është në progres Sipas mendimit të Alan Wildit, kirurg i qafës dhe i kokës dhe profesor i otorinolaringologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Saint Louis, nuk rekomandohet të shërbeheni me asnjë metodë për ndaljen e teshtimës, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për shtrëngimin e hundës ose të ashtuquajturës teshtitje me buzë të mbyllura. Megjithatë, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes nxitjes për të teshtirë dhe vetëteshtitjes.

Fërkimi i hundës, frymëmarrja e thellë përmes hundës dhe shtypja e buzës së sipërme nën hundë mund të shmang nevojën për teshtitje, por vetë procesi i teshtitjes nuk guxon të ndërpritet pasi të ketë filluar njëherë.

InForCulture

Recent Posts

Turshitë me konservues, a mund të dëmtojnë shëndetin? Ja çfarë duhet të dini

    Me ardhjen e vjeshtës, turshitë bëhen pjesë e tryezave të shumë familjeve. Por,…

24 hours ago

Të mirat që trupi merr nga molla

    Dihet se molla ndikon pozitivisht në mirëmbajtjen e shëndetit apo përmirësimin e tij.…

1 day ago

Ku ndodhen gjurmët më të vjetra të këmbëve në botë?

    Pyetja se ku ndodhen gjurmët më të vjetra të njerëzimit varet nga mënyra…

1 day ago

Ky buton në lavatriçen tuaj po ju “zbraz” portofolin, ulni faturat e energjisë elektrike dhe të ujit deri në 50 për qind me një zakon

    Në një kohë kur çdo artikull në faturën tuaj rritet pa paralajmërim, ideja…

1 day ago

Bima që i mbijeton dimrit dhe thatësirës: Një herë e mbillni, e shijoni për dekada

    Helleborusi është shumëvjeçar, rezistent dhe kërkon pak mirëmbajtje, por nuk e pëlqen transplantimin…

1 day ago

Shtriheni për të fjetur, por mendimet nuk ndalen? Këto 5 teknika mund ta qetësojnë mendjen para gjumit

    Skanimi i trupit, frymëmarrja, vizualizimi, mirënjohja dhe tokëzimi mund ta largojnë vëmendjen nga…

1 day ago