Kjo foto e rrallë e djemëve të heorit Jakup Ferri ëshë botuar në gazetën franceze “L’lillustration” në vitin 1911 në Stacionin e Trenit në Shkup, shkruan FMimages.net.
Në foto është Hasan Ferri me veshje kombëtare, djali më i njohur i Jakup Ferrit i cili së luftoi së bashku me të atin në shumë beteja.
Sipas gazetës franceze Hasan Ferri, ishte nisur për në Stamboll për të takuar sulltanin Mehmetin V, për të biseduar për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Malësi.
Jakup Ferri ka qenë luftëtar dhe udhëheqës ushtarak popullor nga qyteti i Plavës. Pjesëmarrës aktiv në lëvizjen kryengritëse të viteve ‘60 kundër Tanzimatit në krahinën Plavë-Guci, si dhe në luftimet kundër orvatjeve të ushtrisë malazeze për të pushtuar toka shqiptare më 1874 e 1876. Jakup Ferri ka qenë pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe anëtar i Komitetit të Lidhjes për Plavën. Ishte një nga organizatorët e aksionit të Gjakovës në shtator 1878, që përfundoi me vrasjen e Mehmet Ali Pashës. Udhëhoqi forcat mbrojtëse shqiptare më 4 dhjetor 1879 në afërsi të Nokshiqit dhe të Velikës dhe u vra në luftimet me trupat malazeze.
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…