Shumë njerëz përfitojnë nga rruga me makinë për të lidhur telefonin e tyre me hyrjet USB ose bazat e induksionit, në mënyrë që pajisja të karikohet. Një veprim i përditshëm, por që nuk është një zgjidhje e mirë për jetëgjatësinë e baterisë së celularit.
Duhet të kuptoni që portat USB janë krijuar për punë që nuk kërkojnë shumë energji dhe nuk kërkojnë transmetim të vazhdueshëm të energjisë, si p.sh. luajtja e muzikës në pajisjet e vjetra MP3. Telefonat celularë e “shohin” këtë lloj transferimi të energjisë elektrike të dëmshme.
Për më tepër, amperazhi që lëshojnë këto porta USB është më i ulët se sa i nevojitet celularëve të sotëm, duke bërë që ato të rikarikohen shumë ngadalë. Rimbushjet shumë të ngadalta, si dhe ato shumë të shpejta, e dëmtojnë baterinë.
Përveç mungesës së amperazhit, një faktor tjetër që shkurton jetëgjatësinë e baterive është se telefonat celularë janë krijuar për t’u rimbushur me karikuesin e tyre origjinal dhe kabllon nga një prizë. Ndodh që shumë përdorues përdorin kabllo karikimi jo origjinale për të karikuar telefonin në portën USB të makinës. Këto kabllo shkaktojnë probleme në qarkun e pajisjes dhe, përveç kësaj, ata nuk e shkëputin daljen e rrymës kur karikimi ka përfunduar. Duke vazhduar të tërheqin rrymë, ato gjithashtu reduktojnë jetëgjatësinë e baterisë./A2CNN
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…