Një robot në trajtë krimbi që zvarritet përgjatë trupit mund të ndihmojë në kurimin e sëmundjeve, thonë shkencëtarët. Makineria tredimensionale përbëhet nga xhelatina dhe vendoset në punë nga temperatura, shkruan “Metro”.
I fyrmëzuar nga krimbat, pajisja mund të zëvendësojë pilulat apo injeksionet duke shmangur efektet anësore. Ilaçet transportohen direkt drejt tumorit, trombozave të gjakut apo infeksionit duke i lënë të qeta indet e shëndetshme.
Robotët zakonisht janë të përbërë nga materiale të forta si metalet e plastika, ndaj kjo ishte një pengesë në përparimet biomjekësore. ‘Xhelboti’ me përmbajtje uji është njësoj si karamelet xhelatinoze. Kërkimet e mëparshme kanë dëshmuar se xheli zmadhohet e zvogëlohet sipas temperaturës dhe kjo mund të krijojë struktura inteligjente.
Tashmë, ekipi i universitetit Johns Hopkins ka treguar se ata mund të drejtohen për të lëvizur strategjikisht para e pas në sipërfaqe të rrafshëta. Gjithashtu ata mund të nxiten që të zvarriten në drejtime të ndryshme me lëvizjet e tyre të valëzuara. ‘Krimbat’ robotikë janë të lirë dhe të thjeshtë për t’u prodhuar në masë.
Profesori udhëheqs i ekipit parashikon një varietet aplikimesh në të ardhmen, që përfshijnë monitorimin e oqeaneve për të mposhtur ndotjen apo ndryshimin e ekzaminimit të pacientëve me këtë metodë më pak invazive./tvklan.al
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…
Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…
𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…
“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…