Në muajin nëntor duket se ka pasur një trend në rënie të çmimit të makinave elektrike në mbarë botën. Prodhuesit e mëdhenj të automjeteve me bateri kanë vendosur që gjatë nëntorit të bëjnë një zbritje të çmimeve, për të shitur mjetet e ngelura stok nëpër dyqanet e tyre.
Kështu, çmimi i një makine “Tesla” Model 3 ra në gati 7 për qind, krahasuar kjo me muajin tetor, duke shënuar kështu një rënie prej 4 mijë paundësh.
Sipas ekspertëve të fushës, njerëzit tanimë po e kthejnë gjithmonë e më shumë vëmendjen drejt makinave elektrike, referuar krizës se kostove të shtuara të jetesës, ndërsa e shikojnë përdorimin e një automjeti të tillë si një zgjidhje ideale.
Kështu, për një makinë elektrike të përdorur 3-vjeçare, rënia mes periudhës tetor – nëntor ishte rreth 3.6 për qind, bën me dije thisismoney.co.uk.
Pse njerëzit po blejnë në shumë automjete elektrike se më parë?
Një nga faktorët primarë që po ndikon në rritjen e shitjeve të modeleve elektrike janë kostot e larta të jetesës dhe kriza që ka përfshirë mbarë botën.
Shumë përdorues e kanë të pamundur të përballojnë kostot e furnizimit me naftë të automjeteve të tyre, sidomos tani që buxhetet e familjeve kanë rënë dhe kostot financiare janë rritur./A2CNN
Pak njerëz e dinë se autori i himnit kombëtar të Turqisë, Mehmet Âkif Ersoy,…
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…