<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Afro 8.000 vjeçare, këto mendohet të jenë relievet më të vjetra në botë

Një seri me skulptura të gdhendura në shkëmb që tregojnë kafshë (deve) në Arabinë Saudite, mendohet të jenë skulpturat më të vjetra e njëkohësisht më të mëdha në botë.

Kështu thotë një studim i fundit i kryer mbi këto relieve të zbuluara fillimisht në vitin 2018. Në atë kohë studiuesit menduan se relievi ishte afro 2,000 vjeçar, por një studim i ri i çon ato shumë më tutje në kohë, mes 7 mijë deri 8 mijë vite më përpara.

Me fjalë të tjera, këto skulptura madhështore, janë gdhendur mijëra vite përpara se në tokë të kishte ndërtime madhështore si Piramida e Gizës (Egjipt, 4500 vjeçare).

Studiuesit erdhën në këto data, pas analizimit të sitit ku u zbuluan skulpturat. Në zonën arkeologjike atje u gjetën shenja të mjeteve të përdorura për të gdhendur e madje edhe disa kocka kafshësh, të cilat shërbyen për të vendosur një datë më të saktë të krijimit të këtij relievi magjepsës. Zbulimet e studimit u publikuan në Gazetën e Shkencës Arkeologjike. E nëse gdhendja e këtij relievi është 7-8 mijë vjeçare, kjo është një kohë që sipas shkencëtarëve parakalon kohën kur njerëzit e lashtë arritën të zbusin e përdorin devetë për transport.

7-8 mijë vite më parë edhe zona atje ka qenë krejt e ndryshme. Nuk ka qenë një zonë e shkretëtirës së sotme, por  përkundrazi. 7-8 mijë vite më parë zona ka qenë e mbuluar nga bimësia dhe përshkruhej nga lumenjtë.

Për studiuesit mbetet ende e paqartë se përse janë kryer këto skulptura. Këta të fundit sugjerojnë se vendi mund të ketë qenë një pikëtakim për tributë nomade (7-8 mijë vite më parë njerëzit ishin nomadë dhe jetonin kryesisht përmes gjahut të kafshëve).

Skulpturat vijojnë gjithsesi të “mbajnë të fshehur” shumë mistere. Studiuesit ende e kanë të paqartë sesi janë gdhendur relievet, në një kohë kur ato qëndrojnë mjaft lart nga toka, çka nënkupton se do të duhej ndërtuar një ‘skelë’ për të kryer të gjithë punimin.

postbck postbck

Recent Posts

Autori i himnit të Turqisë kishte rrënjë shqiptare nga Istogu

  Pak njerëz e dinë se autori i himnit kombëtar të Turqisë, Mehmet Âkif Ersoy,…

4 hours ago

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj?

  Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…

2 days ago

Ky mund të jetë kalendari më i vjetër, ja çfarë tregon

  Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…

2 days ago

Zbulohet misteri i cunamit që bëri Tokën të vibronte për 9 ditë

  E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…

2 days ago

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

  Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…

2 days ago

Sëmundjet që shkakton lagështira në shtëpi

  Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…

2 days ago