Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë. Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet dhe zmadhojnë shenjat fillestare të plakjes.
Më poshtë 8 arsye pse njeriu plaket më shpejt në dimër:
Mungesa e lagështisë në ajër
I ftohti dhe thatësia e ajrit nuk janë miqësore me lëkurën. Dimri arrin të prishë ekuilibrat e lëkurës duke shkaktuar skuqje dhe ndjeshmëri të lartë të saj. Kjo e fundit e bën lëkurën më të brishtë dhe rrit predispozitat për një plakje të parakohshme të saj. Nga ana tjetër, përdorimi i tepërt i kondicionerit përthan lëkurën dhe flokët duke shkatërruar paraqitjen e tyre rinore.
Stresi
Për fat të keq, festat dhe pushimet e fundvitit rritin nivelet e stresit. Nivelet e larta të hormonit të stresit, kortizolit, janë të ashpra me lëkurën dhe e plakin atë përpara kohe. Dermatologët rekomandojnë më shumë kohë në kushtet e shtëpisë për t’i dhënë lëkurës mundësinë e rimëkëmbjes.
Kremi kundër diellit
Lëkura duhet mbrojtur me krem kundër diellit edhe gjatë dimrit kur qiejt janë plot me re. Rrezet UVA nuk e humbasin intensitetin e tyre gjatë dimrit dhe janë përgjegjëse për shumë dëmtime të thella në nivel qelizor. Dermatologët thonë se kremi kundër diellit duhet vendosur edhe gjatë dimrit.
Përkujdesja
Përkujdesja ndaj lëkurës duhet të jetë e ndryshme në verë dhe në dimër. Në verë, duhet të tregoni kujdes ndaj nxehtësisë dhe lagështisë. Në dimër, duhet të përdorni kremëra me aftësi të madhe hidratuese dhe me përmbajtje të lartë të acidit hyaluronik.
Dushi i nxehtë
Dushi me ujë të nxehtë e përthan ndjeshëm lëkurën dhe e zhvesh atë nga vajrat natyralë. Uji që përdoret për lëkurën e fytyrës duhet të jetë i ngrohtë dhe kontakti me të nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta. Menjëherë pas dushit duhet ta lyeni lëkurën me një krem ushqyes. Sa i përket pastrimit, dermatologët rekomandojnë përdorimin e solucioneve vajore që nuk e përthajnë lëkurën.
Ushqimet e gabuara
Pasojat dhe përfitimet e çdo regjimi ushqimor ndihen që në fillim në lëkurë. Dermatologët thonë se konsumi i frutave, perimeve dhe erëzave duhet të jetë më i lartë në dimër.
Mungesa e diellit
Siç dihet, gjatë dimrit niveli i vitaminës D dhe K bie. Në këtë mënyrë, dalin në pah rrathët e zinj të syve dhe lëkura zbehet.
Mungesa e aktivitetit fizik
Aktiviteti fizik nuk duhet të mungojë në dimër sepse mungesa e tij ndikon tek humori, pesha dhe inflamacioni në trup.
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…