<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËTKURIOZITETE

Kapet peshku i rrallë që është më i vjetër se dinozaurët

Një peshkatar i quajtur Kevin Zirjacks ka mbetur i habitur pasi kapi një peshk jashtëzakonisht të rrallë që është më i vjetër se dinozaurët. Ai ishte duke peshkuar në lumin e Kansas në SHBA.

Kjo është hera e 16 që kapet një peshk i tillë në Kansas për më shumë se 25 vjet, sipas Departamentit të Kafshëve të Egra dhe Parqeve të shtetit, i cili shpërndau në Facebook, foton e Kevin Zirjacks së bashku me peshkun dhe shkruan:  Shikoni këtë kapje të rrallë nga një peshkatar në lumin Kansas! Ky peshk i madh është një Sturgeon i Liqenit dhe është shumë e pazakontë për t’u gjetur! Para kësaj kapjeje, biologët tanë kanë regjistruar vetëm 15 kapje të tjera të këtij peshku gjatë 25 viteve të fundit. Dëshirojmë të përgëzojmë Kevin Zirjacks për këtë kapje tepër të rrallë!

Peshku Sturgeon është një i afërm i largët i peshkaqenëve dhe mund të jetojë deri në 100 vjet. Ata kanë qenë në sistemet e ujit të Amerikës së Veriut për miliona vjet, me fosilin e parë të regjistruar që daton 135 milionë vjet më parë – duke i bërë ato speciet e vjetra të liqeneve.

Kjo është afërsisht 70 milionë vjet përpara se dinozaurët e fundit të zhdukeshin. Peshku Sturgeon mund të rritet deri në 2.2 m i gjatë dhe mund të peshojë 109 kg.

Ato konsiderohen të rrezikuara në disa pjesë të Amerikës për shkak të mbipeshkimit në vitet 1800 dhe 1900. /tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

2 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

2 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

2 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

2 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

2 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

2 days ago