<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

Çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Presioni i lartë i gjakut, i quajtur teknikisht hipertension, është një nga faktorët kryesorë te rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, dhe shkaku kryesor i vdekjeve të hershme në mbarë botën. Ai mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të zvogëlojë fluksin e gjakut në tru, duke çuar në demencë vaskulare dhe rënie të aftësive siç është edhe humbja e kujtesës.

Tani, një studim i fundit ka zbuluar se presioni i lartë i gjakut është i lidhur me përshpejtimin e plakjes së trurit. Sipas hulumtimit, një person me hipertension është më i rrezikuar nga plakja e trurit. Dhe me çdo rritje prej 1 mmHg mbi presionin optimal të gjakut, vërehet një rritje prej 5– 7 ditë të moshës së trurit.

Për shembull, një person me para–hipertension, presioni sistolik i të cilit është 135 mm Hg dhe presioni diastolik 85 mm Hg (13.5 me 8.5), ka një tru më shumë se 6 muaj më të plakur sesa një person me presion optimal të gjakut (110/70 mmHg).

Gama normale e rekomanduar për presionin e gjakut konsiderohet 120/80 mmHg, por një nivel më i shëndetshëm ose optimal është rreth 110/70 mmHg. Profesor Nikolas Sherbuin, autori kryesor i studimit u shpreh:“ Mendimi se truri i dikujt nis të ketë probleme për shkak të presionit të lartë të gjakut në fazën e vonë të jetës, nuk është plotësisht i vërtetë. Ato nisin më herët. Pra që në momentin që njerëzit kanë një presion normal të gjakut”.

Presioni i lartë i gjakut, ushtron një presion shtesë mbi organet e brendshme si zemra, truri dhe veshkat, të cilat e dëmtojnë cilësinë e gjumit. Nga ana tjetër mungesa e gjumit mund ta bëjë më të vështirë për trupin që të rregullojë hormonet e stresit, gjë që çon tek presioni i lartë i gjakut.

Krahasuar me një person me hipertension, një njeri me një presion optimal të gjakut, parashikohet të ketë një tru më të shëndetshëm dhe më të ri kur është në moshën e mesme.

Profesor Uollter Abajaratna, bashkautor i studimit tha: “Është e rëndësishme që njerëzit të kenë që në fillim të jetës një stil jetese dhe dietë ushqimore të duhur për të parandaluar rritjen e tepërt të presionit të gjakut, në vend që të presim që ai të shndërrohet në një problem”.

Ekipi kreu skanime të trurit dhe kontrolle të presionit të gjakut tek 2000 të rritur të shëndetshëm mbi 40 vjeç për 12 vjet. Gjetjet janë alarmante, veçanërisht për të rriturit më të rinj në moshë, pasi duhet kohë për të parë ndikimin negativ shëndetësor në tru të shkaktuar nga presioni i lartë i gjakut.

Profesor Sherbuin nënvizon: “Duke zbuluar ndikimin e rritjes së presionit të gjakut në shëndetin e trurit të njerëzve tek të 40-at e lart, ne duhet të supozojmë se efektet e presionit të lartë të gjakut duhet të rriten përgjatë shumë viteve, dhe mund të fillojnë në të 20-at e tyre. Kjo do të thotë që truri i një të riu është tashmë i pambrojtur”.

InForCulture

Recent Posts

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

9 minutes ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

6 hours ago

Zbulohet çmimi i telefonit që mban baterinë rreth një muaj, ja kur do të dal në treg

    Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex, një telefon inteligjent të…

6 hours ago

I ishin bllokuar zorrët, mjekët në Florida gjejnë në barkun e maces 26 lidhëse flokësh

  Një shoqatë shpëtimi kafshësh në Florida, tha se një mace 6-vjeçare iu nënshtrua një…

6 hours ago

Ky është ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit që mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë deri në 150 vjet

  Ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit mund të jetë hapi i parë drejt…

6 hours ago

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

1 day ago