BBC” ka shkruar rreth sasisë së sheqerit që çdo njeri duhet të konsumojë gjatë një dite dhe pasojave nëse teprohet.
Rekomandimet thonë se njerëzit nuk duhet të marrin ma shumë se 5 % të kalorive ditore nga sheqeri i bardhë (i shtuar).
Për më tepër përgjigjet e dietologes Marilyn Glenville.
Ajo thotë se udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë të bëjnë me sheqerin e shtuar – rekomandohen vetëm 5-6 lugë çaji në ditë. Një lugë e vetme çaji është 4 gram, kështu që ju mund ta shikoni sa shpejt mund të arrihet ajo sasi.
Glenville po ashtu këshillon që të shikoni listën e përbërësve të çdo produkti që konsumoni, pasi ndodh që edhe drithërat të kenë shumë sheqer të shtuar.
Pyetjes se a ka shenja afat-shkurtër që tregojnë se keni konsumuar më shumë sheqer se ç’duhet, ajo i përgjigjet se nëse konsumoni shumë ju mund të vëreni “gunga të verdha nën sy ose në pjesën e pasme të krahëve. Nëse i shikoni këtu duhet të kontrolloni kolesterolin.”
Konsumimi i tepërt i sheqerit po ashtu dëmton mushkëritë pasi fruktoza e tepërt ngjason me konsumimin e alkoolit. Ajo bën që të shtoni së tepërmi në peshë dhe ndikon tek sinjalizimi i insulinës dhe leptinës; shkakton mosfunksionime metabolike, përfshirë tensionin e gjakut; rrit nivelin urik dhe të acidit, duke shkaktuar së mundje të zemrave dhe veshkave.
Ndërsa sheqeri i ulët në gjak është kur ju përjetoni marrje mëndësh, nervozizëm, tension dhe ankth.
Po cilat janë tri këshillat e saj për një dietë të shëndetshme sheqeri?
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…