Ilaçi i Alzheimerit lecanemab u përshëndet si një zbulim i rëndësishëm#
Ilaçi i parë që trajton sëmundjen e Alzheimer është zbuluar nga pas shumë dështimeve për dekada me radhë.
Ky zbulim tregon një epokë të re të barnave për trajtimin e Alzheimerit, formës më të zakonshme e demencës.
Megjithatë, ilaçi, lecanemab, ka vetëm një efekt të vogël dhe ndikimi i tij në jetën e përditshme të njerëzve është ende i diskutueshëm.
BBC raporton se ilaçi funksionon në fazat e hershme të sëmundjes.
Në fushën mjekësore, disa i shohin këto rezultate provash si një pikë kthese triumfuese.#
Alzheimer’s Research UK tha se gjetjet ishin “të rëndësishme”.
Aktualisht, njerëzve me Alzheimer u jepen ilaçe të tjera për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të tyre, por asnjëra nuk ndryshon rrjedhën e sëmundjes.#
Lecanemab është një antitrup, si ato që trupi prodhon për të sulmuar viruset ose bakteret, që është krijuar për të pastruar amiloidin nga truri.
Amyloid është një proteinë që grumbullohet në hapësirat midis neuroneve në tru dhe formon pllaka dalluese që janë një nga shenjat dalluese të Alzheimerit.
Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…
Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…
Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…
Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…
Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…
Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…