AMBICIA E RADHËS
Ministria e Kulturës është duke përgatitur dosjen për Eposin e Kreshnikëve, në mënyrë që edhe ai të jetë trashëgimi kulturore botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s.
“Eposi i Kreshnikëve me Lahutë” është ambicia tjetër e radhës, e të gjithë grupeve që po na mbështesin dhe e vetë Ministrisë së Kulturës. Patjetër që është një punë e madhe, shumë voluminoze, si dokumentim, por edhe mënyra e përgatitjes së dosjes”, është shprehur ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë një interviste televizive.
Ajo shtoi se “Kcimi i Tropojës” është përgatitur tashmë dhe dosja është futur në radhët e pritjes për t’u shqyrtuar.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, ka deklaruar se ekziston tashmë edhe një regjistër i trashëgimisë kulturore jomateriale, në të cilin janë të regjistruara 90 asete dhe ka shpresë që në UNESCO të regjistrohen sa më shumë prej tyre.
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…