Nga: Kastriot Dervishi
Në vitin 1958, Byroja Politike, pa diskutim dhe propozim, miratonte një vendim që kufizonte kohën e punës të sekretarit të parë. Vendimi që bashkëlidhet, justifikohet me domosdoshmërinë e ruajtjes së shëndetit të udhëheqësit, pikërisht në kohën kur klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste i kërkohej të rriste normat dhe orët e punës. Mirëpo, çfarë pune bënte Enver Hoxha? Tematika e mbledhjeve dhe vendimmarrja vetëm thelb dhe cilësi nuk kishin.
Në vendimin e nënshkruar nga Sekretari i Komitetit Qendror të PPSh-së, Hysni Kapo, që hedh dritë punën dhe pushimin që duhet të bënte Enver Hoxha, thuhet
“Byroja Politiko e Komitetit Qendror të PPSH, në mbledhjen e datës 10.V.1958, mbase dëgjoi propozimin e shokut Mehmet Shehu me qëllim që të ruhet shëndeti i Sekretarit të parë të Komitetit Qendror, shokut Enver Hoxha,
Reklama
Vendosi:
1. – Shoku Enver Hoxha te marri pushim për t’u çlodhur, dy herë në vit, për një periudhë jo më të shkurtë se tre muaj.
2. – Koha e punës së përditshme të mos jetë mbi 4 orë, duke filluar rregullisht në orën 9 para dite e deri në orën 13.
3.- Te tregohet më tepër kujdes nga Sekretaret e tjerë të KQ për ta lehtësuar sa më shumë në punën e tij shokun Enver Hoxha dhe të marrin masa që aparatet e KQ materialet e ndryshme për të t’i pregatiten te shkurtëra, te qarta dhe te pastra”. /Telegrafi/
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…