<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Pse aeroplanët fluturojnë në lartësi prej 11,000 metrave?

Është një situatë e zakonshme për ata që udhëtojnë shpesh me aeroplan. E lidhni rripin e sigurimit, i dëgjoni udhëzimet e sigurisë para fluturimit dhe e përgatitni veten për një fluturim të këndshëm.

Pak momente pas këtyre, ju e dëgjoni pilotin duke thënë: “Zonja dhe zotërinj, tani jemi duke fluturuar në lartësinë prej 11,000 metrave”.

Pastaj relaksoheni dhe shumë gjasë e shijoni fluturimin duke u freskuar me ndonjë pije.

Por, sa prej jush keni ndaluar të mendoni se përse aeroplanët fluturojnë në këtë lartësi?

Sipas ekspertëve, lartësia më e zakonshme në të cilën fluturojnë aeroplanët është mes 10,000 dhe 12,800 metrave në lartësi mbidetare.

Për ta pasur më të lehtë që ta kuptoni sa e madhe është kjo lartësi, vetëm kujtojeni se maja e Malit Everest është 8,848 metra.

Zona në të cilën fluturon aeroplani quhet stratosferë e ulët, e cila është menjëherë mbi troposferën, pjesën më të ulët të atmosferës.

Fluturimi në këtë zonë ka shumë përfitime.

Efiçienca e karburantit

Arsyeja më e madhe për të fluturuar në këtë lartësi ka të bëjë me efiçiencën e karburantit. Ajri i hollë ndikon që aeroplani të përdor më pak karburant për ta mbajtur shpejtësinë.

Thënë më thjeshtë, në këtë lartësi ka më pak rezistencë të erës, më shumë fuqi, e rrjedhimisht më pak përpjekje nga aeroplani.

Shmangia e rreziqeve dhe trafikut

Po, ka “trafik” në ajër. Fluturimi në lartësi më të madhe nënkupton se aeroplanët mund t’i shmangin zogjtë, dronët, helikopterët dhe avionët e lehtë që fluturojnë në lartësi më të ulëta.

Moti

A keni menduar ndonjëherë se përse pamja jashtë dritares së aeroplanit mund të jetë me diell një moment dhe me shi posa të ateroni në aeroportin ku do të zbrisni? Gjithçka ka të bëjë me lartësinë.

Shumica e aeroplanëve fluturojnë mbi troposferën, ku zakonisht ndodhin çështjet e motit.

Turbulenca

Normalisht se turbulenca prapë ndodh në aeroplan, por në lartësi të madhe turbulencat janë shumë më të rralla.

Çështjet emergjente…

Një lartësi e madhe iu jep pilotëve rehati pak më të madhe kur janë në ajër: kohën! Sipas ekspertëve, nëse diçka ndodh që kërkon zbritje emergjente, atëherë lartësia e madhe iu jep pilotëve më shumë kohë për ta rregulluar situatën ose për ta gjetur një vend ideal që të zbresin.

Lartësia varet edhe nga lloji i aeroplanit

Jo të gjithë aeroplanët janë të krijuar që të fluturojnë në të njëjtën lartësi. Lartësia në të cilën fluturon aeroplani përcaktohet nga pesha dhe gjendja atmosferike në kohën e udhëtimit. Faktorë tjerë janë edhe drejtimi i fluturimit, sasia e turbulencave dhe kohëzgjatja e fluturimit

InForCulture

Recent Posts

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

14 hours ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

14 hours ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

15 hours ago

Mavijosje që shfaqen pa arsye në trup? Ja cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…

15 hours ago

Zgjoheni me gojë të thatë çdo mëngjes? Ja shkaqet që nuk duhet të neglizhoni

  Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…

15 hours ago

Nga kjo ditë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

    Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…

15 hours ago