<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËT

Kjo është macja më e  vjetër në botë, është në të njëjtën moshë me pronaren e saj

Një mace 26-vjeçare e shurdhër dhe pjesërisht e verbër është shpallur më e vjetra në botë. Flossie, e cila tani jeton me pronarin e saj të katërt, hyri në librat e rekordeve në moshën 26 vjeç e 316 ditë më 10 Nëntor.

Pronari i saj i parë ndërroi jetë pas 10 vitesh. Flossie më pas kaloi 14 vjet me motrën e pronarit të saj, e cila më pas vdiq gjithashtu.

Flossie jetoi me një të afërm tjetër, por për arsye personale ajo u dorëzua në Cats Protection. Nga shoqata bamirëse Cats Protection, ajo përfundoi në shtëpi me Vicki Green, nga Orpington, Londër.

Vicki, e cila është gjithashtu 27 vjeçe, tha: E dija që në fillim se Flossie ishte një mace e veçantë, por nuk e imagjinoja se do ta ndaja shtëpinë time me një mace që ka hyrë në rekordet botërore Guinness. Ajo është kaq e dashur dhe lozonjare, veçanërisht e ëmbël kur kujton sa vjeç është.

Jeta mesatare për një mace është 12 deri në 18 vjet. Craig Glenday i rekordeve botërore të Guinness tha: Ne ishim shumë të emocionuar kur dëgjuam për Flossie dhe festuam jetën e saj të gjatë.  Nuk hasim çdo ditë një mace që ka lindur në mesin e viteve ’90.

Flossie ka gjetur rehati që kur u transferua me Vickin.

“Ajo ishte e zhurmshme netët e para, sepse nuk mund të shihte në errësirë ​​dhe ishte pak e hutuar në mjedisin e saj të ri, por ajo fle gjatë gjithë natës tani, e strukur në shtrat me mua. Jeta jonë e re së bashku tashmë ndihet si shtëpia për Flossie, gjë që më bën kaq të lumtur”, ka thënë Vicki. /tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

5 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

5 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

6 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

8 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

8 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

9 hours ago