<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Tuneli i zbuluar nën tempullin egjiptian që mund të çojë në varrin e Kleopatrës

Arkeologët kanë zbuluar një tunel të madh nën një tempull të lashtë egjiptian, i cili sipas tyre mund të çojë në varrin e humbur të mbretëreshës Kleopatra.

Tuneli, i cili është në një thellësi prej rreth 13 metrave nën tokë, i shtrirë mbi 1,300 metra dhe rreth 2 metra i lartë, u zbulua gjatë gërmimeve në një vend në qytetin antik të “Taposiris Magna”, në perëndim të Aleksandrisë, transmeton Telegrafi.

Studiuesit, duke përfshirë arkeologen domenikane, Kathleen Martinez, e përshkruajnë tunelin si një “mrekulli gjeometrike” bazuar në dizajnin e tij arkitektonik, duke shtuar se ai është shumë i ngjashëm por më i gjatë se tuneli Jubilinos i Greqisë – i konsideruar si një nga arritjet më të rëndësishme inxhinierike të asaj kohe.

Kathleen Martinez

Ata thonë se tuneli transportonte ujë në një popullsi prej mbi 15,000 njerëzve gjatë kohës së tij, i ngjashëm me rolin e shërbyer nga tuneli Jubilinos në Greqi.

Gërmimet arkeologjike në vendin e tempullit kanë qenë komplekse, thonë studiuesit.

Kjo për shkak se një pjesë e tunelit u zbulua i zhytur nën ujin e Mesdheut dhe tempulli është goditur gjithashtu nga një numër tërmetesh gjatë rrjedhës së historisë, duke shkaktuar dëme.

Studiuesit thonë se tuneli daton nga Ptolemeike, rreth vitit 304 para Krishtit deri në vitin 30 para Krishtit.

Kjo përkon me periudhën kohore kur Kleopatra sundoi Egjiptin nga viti 51 deri në 30 para Krishtit. Arkeologët gjetën gjithashtu shumë objekte brenda Tempullit, duke përfshirë monedha që mbanin imazhet dhe emrat e Mbretëreshës Kleopatra dhe Aleksandrit të Madh, si dhe disa statuja me kokë të prerë.

Ata gjetën gjithashtu statuja të perëndeshës Isis dhe modele e figurina të formave dhe madhësive të ndryshme.

Kleopatra, e cila ishte sundimtarja e fundit e Egjiptit Ptolemeik, vrau veten pasi burri i saj dhe gjenerali romak Mark Antony gjithashtu vdiq, pasi vrau veten.

Studiuesit thonë se Kleopatra kishte plane të detajuara që ajo dhe burri i saj të varroseshin së bashku.

Tani arkeologët dyshojnë se varret e tyre mund të gjenden diku përmes tunelit të sapo zbuluar.

“Ky është vendi i përsosur për varrin e Kleopatrës. Nëse ka një për qind shans që mbretëresha e fundit e Egjiptit të mund të varroset atje, është detyra ime ta kërkoj atë”, tha Martinez për blogun “Heritage Key”.

“Nëse zbulohet varri do të jetë zbulimi më i rëndësishëm i shekullit të 21-të”, shtoi ajo.

Gërmimet në zonë kanë zbuluar gjithashtu një rrjet tunelesh që shtrihen nga liqeni “King Marriott” deri në Mesdhe.

postbck postbck

Recent Posts

Kur fjala e besës vlente më shumë se floriri

Albert Vataj Gojësh të mylmyera me mirësi, vjen një ngjarje e vogël në pamje, por…

18 hours ago

Si ta rregulloni klimën për të përdorur më pak energji elektrike, truke të thjeshta për të kursyer para

Gjatë temperaturave të larta të verës, kondicionerët bëhen të domosdoshëm, por shumë njerëz janë të…

18 hours ago

Prerja e parë çezariane e realizuar nga një kasap te gruaja e tij, në Zvicrën e vitit 1500

Albert Vataj Ka momente në histori kur njeriu, i zhveshur nga çdo mjet dhe i…

19 hours ago

Ballkoni, rrezik i fshehur në shumë shtëpi: Çfarë nuk duhet të mbani kurrë aty

  Në shumë banesa, ballkoni shihet si një hapësirë shtesë për relaks, ruajtje apo përdorim…

2 days ago

Parashqevi Qiriazi, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare dhe emancipuese e gruas shqiptare

  Parashqevi Qiriazi (1880-1970) lindi në qytetin e Manastirit më 2 qershor 1880. Pas mbarimit…

2 days ago

Sa ujë duhet të pijë një foshnjë? Shumë prindër bëjnë këtë gabim pa e ditur

  Uji është i domosdoshëm për organizmin, por kur bëhet fjalë për foshnjat, sasia dhe…

2 days ago