<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Parashikimi i motit për 5 ditë: Ja kur rikthehen intervalet me diell

Mot i ndryshueshëm në javën e fundit të nëntorit. Do të ketë edhe intervale me diell ditën e martë, reshje shiu të mërkurën dhe enjten, parashikon “Prishtina Weather”.

20.11.2022 – Reshjet e shumta të shiut që filluan të bien këtë fundjavë, vazhdojnë edhe sonte gjatë natës, ku viseve malore priten edhe reshje dëbore. Ditën e hënë reshjet vijojnë të bien në formë rige lokale, derisa të pushojnë. Të martën do të ketë intervale më të gjata me diell, derisa reshjet të rikthehen sërish ditën e mërkurë dhe enjte, por me intenzitet më të dobët

Për momentin të premten parashihet mot i thatë, e në fundjavë sërish të reshura nga dita e diel.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të mbetet në vlera të pranueshme në shumicën e stacioneve. Të hënën mbrëma dhe martën në mëngjes, do të ketë më shumë qetësi që grumbullon ndotësit ajror pranë sipërfaqes, e indeksi të kalon në vlera të dobëta.

Datat:

21.11 – Reshjet e shiut vazhdojnë orëve të hershme të mëngjesit. Ditën më ftohtë, reshjet vijojnë së rëni në formë rige lokale derisa të pushojnë. Viseve malore priten reshje bore. Gjatë mbrëmjes vransirat shpërndahen.

22.11 – Mëngjesi kryesisht me diell, e mjegull në ultësira. Ditën pa të reshura, me vransira e intervale me diell. Vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

23.11 – Vransira e intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

24.11 – Herët në mëngjes dhe paradite me shi. Ditën kryesisht me vransira e reshjet pushojnë.

25.11 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, pa mundësi për të reshura.

Temperaturat fillimisht pësojnë rënie deri në 0C, minimalet e 8C maksimalet. Nga mesi i javës maksimalet shënojnë rritje në 12C, e minimalet në 4C e 6C.

Të hënën frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-13m/s, e të martën mbrëma dhe mërkurën e fuqishme nga juglindja 7-16m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale, për të shënuar një rritje të shpejtë nga dita e enjte.  

Sh

postbck postbck

Recent Posts

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

6 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

7 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

8 hours ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

8 hours ago

Ky frut i ëmbël ndihmon në shërimin e anemisë

    Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…

8 hours ago

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

2 days ago