<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Muhaxhirët e harruar dhe projektet për “Serbinë e pastër”

Në një ditë të ftohtë të dhjetorit 1877, Abdurrahimi po ia shpaloste Ibrahimit ëndrrat, teksa njomakët po kënaqeshin në oborrin e zbardhur nga dëbora në fshatin Mehane të Prokuples.

Ibrahimi po habitej me dëshirën e vëllait për “shtëpi më të madhe se të babës”, shkruan sot Koha Ditore.
Por thirrja “Ibrahim” e motrës Ajnishahe do t’ua këpuste lojën e bashkëbisedimin për të ardhmen.
“Deri nesër në drekë asnjë të gjallë nuk e duam këtu, kah të doni shkoni!” – po ua përcillte Ajnishahja fjalëpërfjalshëm ultimatumin e liderit me grada të një grupi serbësh të uniformuar e me pushkë e bajoneta. “Provoni po të doni! Rrini” – ishte larguar kërcënueshëm prijësi i serbëve. Atë natë baba Kajtazi dhe e zonja e shtëpisë s’e bënë një sy gjumë. Të nesërmen qerrja e familjes së Kajtazit iu bashkua karvanit të gjatë që në vaj po largohej nga Mehana e Prokuples në Serbinë e sotme jugore.
Kjo është dëshmia e përmbledhur e Agim Kajtazit, nip i Ibrahimit, të cilit në dimrin e vitit 1877 serbët e armatosur ia shuan ëndrrën për ndërtimin e “shtëpisë më të madhe se të babës” në Mehanë.
Tre gurët-lapidarë, vendosur horizontalisht njëri mbi tjetrin në fshatin Shillovë të Gjilanit, ia kujtojnë Agim Kajtazit historinë e dëbimit të gjyshit. “Përkujtim: Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Toplicës 1878”, shkruan në faqen anësore të gurit në krye.
Në Shillovë jetojnë edhe serbët e ardhur vullnetarisht nga Serbia në kuadër të projekteve institucionale serbe gjatë shekujve për ndryshimin e përbërjes etnike të Kosovës. Në mesin e shqiptarëve dhe serbëve mbizotëron paqja. E ftohtë.
Dëshmitë në “Dosjen britanike”
Hulumtuesi Bejtullah Destani në librin voluminoz shqip e anglisht, “Muhaxhirët”, ka botuar vjet dokumente britanike për spastrimin etnik të shqiptarëve e joserbëve gjatë viteve 1878-1884 nga rajonet e Serbisë së sotme jugore.
Në librin prej 615 faqesh dokumentohen fjalëpërfjalshëm komunikimet e zyrtarëve britanikë për gjendjen në terren dhe për operacionet serbe pasi sllavët e Ballkanit do të dilnin fitues në krah të Rusisë cariste në luftën kundër Perandorisë Osmane në theqafje.
Shqiptarët, viktimat e para të marrëveshjeve ndërkombëtare për paqe. Dëbimet kishin nisur para, gjatë dhe pas Kongresit të Berlinit të vitit 1878, ku fuqitë e mëdha legjitimuan zgjerimin e Serbisë dhe Malit të Zi në kurriz të territoreve me shumicë shqiptare. Për Serbinë, shqiptarët ishin “turq” që nuk kishin vend në Serbinë e zgjeruar…

InForCulture

Recent Posts

Trimi, Çun Mula…Si zog shqipe…

TRIMI, ÇUN MULA... SI ZOG SHQIPE! Në vitin 1878 paria e Hotit dhe e Malësisë…

10 hours ago

Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse doni të flini mirë

Shumë dashamirës të kafesë e shijojnë pijen e tyre të preferuar gjatë gjithë ditës, por…

11 hours ago

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz në botë

Mëlçia është një nga organet më jetike dhe më punëtore të trupit të njeriut. Ajo…

11 hours ago

Pse Minecraft ishte filmi më i rëndësishëm i vitit 2025?

  Oppenheimer është një dramë intelektuale me Cillian Murphy si shkencëtari që shpik bombën atomike.…

12 hours ago

“Kalorësit legjendarë të së kaluarës”: Historia e vërtetë e samurajëve misteriozë të Japonisë

Që nga fillimet e tyre në Mesjetë, samurajët kanë frymëzuar artin, letërsinë dhe filmat, nga Shoguni [Shōgun]…

12 hours ago

Trashëgimia jonë në botë: “Vrapuesja e Prizrenit”

Jahja Drancolli Trashëgimia jonë në botë: “Vrapuesja e Prizrenit” (“The Runner of Prizren”), më një…

12 hours ago