<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Veshja dhe kostumet tradicionale të Beratit, ndikimet nga periudhat historike

/ATSH/ Tradita e veshjes së banorëve të qytetit të Beratit është një nga më të veçantat në Shqipëri. Kjo për shkak edhe se qyteti i Beratit ka një histori dhe kulturë shumë të lashtë, çka reflektohet edhe në elementë të veçantë sikurse janë veshjet. Historia e qytetit reflektohet më së miri sidomos tek elementët dekorativë në veshjen e grave si, jakot, xhubet, jelekët që që kanë një dallim të madh nga veshjet e qyteteve të tjera në Shqipëri. Kjo bëhet edhe më evidente në elementët dekorativë të qëndisjes.

Aty dallohen në mënyrë shumë të qartë elementët luksozë të periudhës të Bizantit si kadifja ngjyrë vjollcë apo coha e zezë të cilat ishin të përbërë nga materiale cope të importuar. Kemi gjithashtu edhe materiale të përbëra nga mëndafshi i cilësisë së lartë që përdorej më tepër për veshjet e vajzave të shtresave të mesme dhe përdoreshin në momente ceremoniale. Nuk përjashtohen as veshjet me elemente orientale të cilat me kalimin e kohës u bënë edhe më prezente.

Kurse veshjet e burrave deri para vitit 1912 kryesisht kanë qenë të përbëra nga fustanellat. Ndryshimi i veshjeve përcaktonte edhe besimin fetar. Burrat e krishterë visheshin me materiale në ngjyrë blu të errët dhe të qëndisur me gajtan mëndafshi të zi, ndërsa tek ata muslimanë përgjithësisht përdorej qëndisja me fije ari. Burrat e qytetit hoqën dorë shumë më herët nga fustanella dhe të tjerë elementë folklorikë nga burrat e fshatit duke i zëvendësuar me kostumet moderne.

InForCulture

Recent Posts

Zhurma në vesh – kur është e padëmshme dhe kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku

    Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…

5 hours ago

Migrena, cilat janë faktorët që mund të nxisin sulmet e dhimbjes së kokës?

    Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…

5 hours ago

Ju ënjten këmbët? Ja çfarë mund të jetë duke ju sinjalizuar trupi

    Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…

6 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë këshillojnë ekspertët

    Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…

6 hours ago

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

1 day ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

1 day ago