SI U KRIJUA SERBIA
Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit ,udhëheqësit të Kryengritjes së parë serbe ,ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi,thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e fshefur” Autorët e librit janë Milorad Boshnjak,gazetar dhe Slobodan Obrenoviqi ,inxhinier, i cili është pasardhësi i drejtpërdrejt i Jakob Obrenoviqit ,djali i xhaxhait të Knjazit Serb Milosh Obrenoviqit , ( Obrenoviqët ,nipat e Karagjorgjeviqëve). Libri është i bazuar në “ Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine” ,1910, numër 22 që e tregon ardhjen e Këlmendasve ,dhe të familjës së Karagjorgjeviqëve nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Novi Pazarit ,rreth vitit 1737. Autorët Boshnjaki dhe Obrenoviqi thirrën gjithashtu në veprat e Andrija Luburiqit ,1937, ku thot se Kelmendët e kremtonin dhe e mbanin Shën Klimentin (Këlmendin) e Romës ,të cilin e mbanin edhe Karagjorgjeviqët. Autorët theksojnë që i biri Aleksandri dhe nipi Petri e nderruan më vonë të shenjtin e tyre. Autorët theksojnë se edhe Kral Petri e dinte prejardhjen e tij, prej shqiptari,por e din edhe Mbreti i Serbisë në mergim, Aleksandri i sotëm.
Letrari dhe kryetari i Akademisë së shkencave dhe arteve të Duklës (Malit të Zi), Jevrem Bërkoviqi e vërteton të njejtën për perkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve dhe shton se Akademia Serbe “SANU” gjithmonë e mohon këtë por nuk mundet ta dokumentoj. Egzistojnë bile edhe thënie se Karagjorgje iu fliste shqip bashkëluftëtarëve të tij në Peshter në Kryengritjen e parë Serbe 1804 ,kundër turqëve,ose që fliste shqip në familje dhe se serbishten nuk e dinte mirë. Me këtë kryengritje filluan themelet e shtetit serb.
Edhe shkrimtarja amerikane Ana Di Leilo, e vërteton prejardhjen shqiptare të Karagjorgjeviqëve,në librin e saj :”Lufta e Kosovës”.
Shpeshherë duart janë një tregues i rëndësishëm në atë se çfarë ndodh në…
Ngrënia e një molle para gjumit ose si një vakt i lehtë në mbrëmje mund t’ju…
Një zakon i thjeshtë që shumë njerëz e neglizhojnë është lënia e një…
Goditja në tru është një urgjencë mjekësore që ndodh kur furnizimi me gjak…
A duhet të shmangin kafenë personat me grupin e gjakut zero? Një teori…
Nxehtësia e telefonit është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo, sidomos gjatë…