Copëtimi i Shqipërisë vazhdon të mbetet edhe sot ‘plagë’ në zemrën e çdo shqiptari, si dhe në kujtesën kolektive të popullit.
Analisti Roland Qafoku, ka publikuar sot në rrjetin e tij social Facebook, një nga “pasojat” e copëtimit. Ai ka ndarë një hartë të rrallë, të Evropës, me popullsinë në vitin 1914. Trishtues është fakti që Shqipëria numëronte 800 mijë banorë, shumë më pak se sa ishte popullsia jonë reale.
Qafoku shkruan se harta është publikuar së fundmi nga disa historianë dhe gjeografë të hua
Statusi i plotë:
Sa banorë kishte Shqipëria në vitin 1914? Një hartë e rrallë me numrin e popullsisë për ne, por edhe për shtetet e kontinentit evropian, e publikuar së fundmi nga disa historianë dhe gjeografë të huaj. Kishim vetëm dy vjet që ishim shpallur shtet dhe me atë që quhet ende si “Shqipëria londineze” numëronim 800 mijë banorë. Sigurisht shumë më pak se sa ishte popullsia jonë reale, pasi territore të tëra që nga Nishi deri në Prevezë qendruan jashtë kufijve etnikë shqiptarë sepse fuqitë e mëdha ia dhanë Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë. Sa dhemb ky copëtimi që na kanë bërë!
Albert Vataj Në këtë ditë të shënuar të Fitër Bajramit, le të kujtojmë se pasuria…
Nga ERGET CENOLLI Sot, askush nuk e di se ku e ka varrin milioneri i…
Ragip Kciku Hajredin Cakrrani INTERESANTE!!! Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar…
Baki Shala Përkthim: "Karanovaci (sot Kraleva), qytet i vogël. Qyteti i Karanovcit u themelua në…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat, arti i…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…