<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Avioni më i madh në botë do të rindërtohet

Shkatërrimi i aeroplanit më të madh tregtar në botë ishte një nga imazhet kryesore në fillimin e pushtimit rus të Ukrainës. Në Shkurt, Antonov AN-225 u sulmua në bazën e tij në Hostomel, afër Kievit.

“Ëndrra nuk do të vdesë kurrë“, shkruajtën prodhuesit e tij në Twitter, në atë kohë.

E duket se ata i kanë qëndruar besnikë fjalës së tyre, pasi kompania ka njoftuar planet për ta rindërtuar. I quajtur “Mriya”(shqip ëndërr), avioni masiv u ndërtua në vitet 1980 për të transportuar anijen kozmike sovjetike.

Ai ishte transportuesi më i madh i mallrave në botë, me rreth dyfishin e kapacitetit mbajtës se një Boeing 747, duke fituar statusin e kultit mes fansave. Avioni ishte 84 metra i gjatë, me hapjen më të gjatë të krahëve të çdo aeroplani plotësisht funksional. Deri më sot, ai është avioni më i rëndë i ndërtuar ndonjëherë. Shkatërrimi i tij u njoftua më 27 Shkurt 2022. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkruajti në Twitter: “Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’ tonë… por ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratik Europian”.

Kompania Antonov tha në atë kohë se nuk ishte në gjendje të verifikonte gjendjen e aeroplanit, ndërsa gazetari i CNN, Vasco Cotovio vuri në dukje pjesa e përparme kishte marrë “një goditje të drejtpërdrejtë artilerie” dhe ishte “shkatërruar plotësisht”. “Kishte dëmtime të mëdha në krahët dhe disa nga motorët. Pjesa e fundit e bishtit nuk kishte pësuar goditje të madhe dhe kishte disa vrima të shkaktuara nga copëzat ose plumbat”, tha ai në atë kohë, duke parashikuar se një riparim nuk do të kishte gjasa.

Megjithatë, kompania Antonov njoftoi në një postim në Twitter se projekti i rindërtimit kishte filluar tashmë. Sa i përket kostove të riparimit, kompania parashikoi një faturë prej mbi 500 milionë euro për ta rikthyer atë në ajër, duke premtuar më shumë informacion “pas fitores”./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

6 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

6 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

7 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

7 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

1 day ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago