<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Varri i një fëmije në Finlandë hedh dritë mbi Epokën e Gurit

Varri i një fëmije që jetoi 8000 vite më parë është zbuluar në Finlandën lindore duke treguar një panoramë se si finlandezët i trajtonin të dashurit e tyre pas vdekjes.

Varri Majoonsuo ka tërhequr vëmendjen e arkeologëve që në vitin 1992 kur gjetën okër të kuqe, një argjilë të pasur me hekur, të përdorur për një rit shërbese në pyll. Okra e kuqe është lidhur me artin në shkëmbinj, zbukurimet dhe varrimet, shkruan “CNN”.

Në varr u gjetën shumë pak sende, por sekretet e tij u zbuluan në një analizë të publikuar së fundmi, në muajin Shtator. Fiset e Epokës së Gurit i varrosnin të dashurit e tyre në gropa. Toka në Finlandë është kaq e pasur me acid sa shumë pak prej mbetjeve kanë mbetur të ruajtura përgjatë viteve, ndaj dhe gjetjet arkeologjike janë shumë të rralla.

Dhëmbët e një fëmije, pjesë të një pende zogu, fibra bimësh dhe qime qeni ishin gjithë çka u gjet në këtë vend. Dhëmbët i përkasin një fëmije 3-10 vjeç, thonë shkencëtarët. U gjetën gjithashtu dy koka kuarci shigjetash dhe objekte të tjera prej këtij materiali që mendohen se kanë qenë sende për varrin.

Është e mundur që fëmija të jetë vendosur mbi një shtrat pendësh të rëna ose i veshur me një veshje të bërë nga pendët e një shpendi uji. Qimet e gjetura në këmbët e tij mund të kenë qenë të një qeni ose ujku, i cili mund të jetë varrosur me fëmijën ose këpucët e tij të jenë qepur prej lëkurës së njërës prej këtyre kafshëve./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 hours ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

4 hours ago

Si ta kuptoni se a ju dhemb veshka apo pjesa e poshtme e shpinës?

    Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…

4 hours ago

6 mënyra për të ngrohur një dhomë pa ngrohje

    Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…

4 hours ago

Qymyr i ëmbël: Çfarë është dhe si bëhet?

Qymyri i ëmbël është një traditë e Tre Mbretërve në Spanjë, që simbolizon sjelljen e…

4 hours ago

Nëse vuani nga veshkat, bëni kujdes me konsumin e këtyre ushqimeve

    Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e…

8 hours ago