Categories: KURIOZITETE

Çfarë fshihet brenda muzeut më sekret në botë ku ndalohet rreptësisht hyrja

Ndoshta është muzeu më i pazakontë pasi është i mbushur me artefakte që kanë formuar historinë botërore. Megjithatë dyert i mban të mbyllura.

Bëhet fjalë për vendin e vetëm ku një vizitor mund të gjejë armën që ka mbajtur Osama Bin Laden kur u vra ose xhaketën prej lëkure të Saddam Hussein-it.

Mirë se vini në muzeun sekret të CIA-s!

Ky muze ndodhet në zyrat qendrore të agjencisë së inteligjencës në Langley, Virgina. Së fundmi, koleksioni është rinovuar me rastin e 75-vjetorit të agjencisë. Një grupi të vogël gazetarësh iu dha mundësia që të dëshmonin se çfarë ndodhet brenda këtij muzeu kaq sekret.

Në mesin e 600 objekteve të ekspozuara janë lloje pajisje spiunazhi të Luftës së Ftohtë, një ‘mi i vdekur’ në të cilin mund të fshihen mesazhe, një kamerë e fshehtë brenda një pakete cigareje, një pëllumb me kamerën e tij spiune dhe madje edhe një gotë shpërthyese martini.

Aty ka edhe detaje nga disa prej operacioneve më të famshme dhe më të fundit të CIA-s. Në ekspozitë është një model i kompleksit në të cilin u zbulua Osama bin Laden në Pakistan. Presidentit Barack Obama iu tregua një model i tillë përpara se të miratonte bastisjen që vrau liderin e Al-Kaedës në 2011.

“Të jesh në gjendje të shohësh gjërat në 3D në fakt i ndihmoi politikëbërësit… si dhe ndihmoi agjentët tanë të planifikonin misionin,” shpjegoi Robert Byer.

Më 30 Korrik të këtij viti, një raketë amerikane goditi një tjetër kompleks, këtë herë në kryeqytetin afgan Kabul. Objektivi ishte udhëheqësi i ri i al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri.

Për këtë rast është informuar Presidenti Joe Biden, njësoj si me rastin e Osama Bin Laden, me një model 3D, i cili është vendosur tashmë në muze. Zawahiri u godit ndërsa ishte në ballkon pasi agjentët e inteligjencës amerikane kaluan muaj të tërë duke studiuar lëvizjet e tij.

Gjysma e parë e muzeut është ndërtuar në rend kronologjik që nga themelimi i CIA-s në 1947, Luftën e Ftohtë, sulmet e 11 Shtatorit 2001. Audienca e muzeut përgjithësisht është vetë stafi i CIA-s si dhe vizitorët zyrtarë. Por nuk fokusohet vetëm te suksesi. Ekziston një seksion për operacionet e dështuara.

Për shembull kur një mision i CIA-s për të rrëzuar Fidel Kastron në Kubë shkoi në mënyrë katastrofike. Po ashtu ka referenca për dështimin për të gjetur armë të shkatërrimit në masë në Irak.

“Ky muze nuk është vetëm për histori. Është një muze operacional. Ne po marrim oficerët e CIA-s  dhe po eksplorojmë historinë tonë, të  mirë dhe të keqe”, tha Byer.

Ndërsa pjesa e dytë e muzeut është e fokusuar në detajet e disa operacioneve më specifike. Në fund të viteve 1960 një nëndetëse e Bashkimit Sovjetik humbi në oqean.

Pasi shërbimet e SHBA-së e gjetën, CIA punoi së bashku me miliarderin Howard Hughes për t’u munduar që të merrnin mbetjet dhe teknologjinë që ishte përdorur në këtë nëndetëse.

Misioni u realizua pjesërisht pasi nëndetësja u nda në mes. Pavarësisht kësaj, CIA mundi që të shpëtonte disa pjesë. Në muze është shfaqur një model i nëndetëses.

“Shumica e asaj që u gjet në bordin e asaj nëndetëse është ende e klasifikuar edhe sot e kësaj dite,” thotë Byer.

Në muze ka edhe sende që u përdorën për të ndërtuar historinë e rreme për një film të quajtur Argo me qëllim shpëtimin e diplomatëve në Iran pas revolucionit të 1979-s. Më vonë, ky rast është bërë film në Hollywood.

Në ekspozitë është arti konceptual për filmin e rremë që ekipi i shpëtimit pretendoi se po bënte. Kjo foto u krijua për të qenë qëllimisht i vështirë për t’u deshifruar ose kuptuar.

Dhe kur bëhet fjalë për deshifrimin, tavani i muzeut përmban gjithashtu mesazhe të fshehura në lloje të ndryshme kodesh. Zyrtarët e CIA-s thonë se ambicia është që imazhet të ndahen me publikun në mediat sociale për të parë nëse mund t’i zbërthejnë ato.

InForCulture

Recent Posts

Harta e vitit 476, shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve

  Harta e vitit 476 ,sikur që shihet aty në vendin ku edhe kam nënvizuar…

2 hours ago

Tronditëse! Cilat marrëveshje i kishin nënshkruar me Serbinë e Pashiqit, Ahmet Zogu, Esad Pashë Toptani, Ceno beg Kryeziu? I

  Ky studim nuk po ribotohet me qëllim të demaskimit apo demonizmit të arritjes së…

1 day ago

Studimet e fundit gjenetike sugjerojnë se popullsia shqiptare është një nga popullsitë më të vjetra dhe më homogjene në Ballkan

  Këto gjetje bazohen në analizat e lashta të ADN-së, të cilat tregojnë se shqiptarët…

1 day ago

1971/ Viti kur u thyen tabutë në Kosovë

  Këtë vit kemi pasur pak më shumë arsye të jemi të lumtur. Gjërat në…

2 days ago

Akademiku Fehmi Agani në 1991/ Si ta kuptojmë shprehjen “Shqipëri e Madhe”

  Portali “Telegrafi” ka risjellë shkrimin e akademikut Fehmi Agani (1932-1999), të botuar në maj…

2 days ago

Historia e Papa Albani dhe amanetit të tij: Mbi varr më shkruani që jam shqiptar

  Gjon Françesk Albani, siç u thirr në Pagëzim, lindi më 23 korrik 1649 në…

2 days ago