Mali Fuji është mali më i lartë në Japoni dhe ndodhet në ishullin Honshu.
Mali Fuji shtrihet rreth 100 kilometra në jug-perëndim të Tokios dhe mund të shihet shumë qartë edhe nga largësitë e mëdha.
Edhe pse Japonia është e njohur për qytetet e saj urbane, rreth 70 për qind e vendit është pjesë malore. Ky vend është destinacion i shumë turistëve që e duan natyrën dhe ngjitjen nëpër shtigje.
Unik ka zgjedhur disa fakte interesante të malit Fuji:
Mund të duket sikur është vetëm një mal gjigant, por Mali Fuji përbëhet nga tre vullkane të veçanta: Komitake në fund, Kofuji në mes dhe Fuji në krye, që është më i riu nga të tre.
Deri në vitin 1868 ka qenë e ndaluar që gratë të ngjitën në këtë mal. Kur u bë restuaurimi i tij në vitin 1868 gruaja e parë që u ngjit në këtë mal ishe Lady Fanny Parkers.
Mali Fuji ka qenë një vend i shenjtë për ndjekësit e besimit Shinto që nga shekulli i 7-të, me Shintoistët që e konsiderojnë kulmin e shenjtë të perëndeshës Sengen-Sama, dhe shumë faltore mund të gjenden në bazën dhe ngjitjen. Është një nga tre malet e shenjta të Japonisë, së bashku me malin Tate dhe malin Haku.
Personi i parë që u ngjit në malin Fuji besohet të ketë qenë murg në vitin 663AD, edhe pse emri i tij është i panjohur..
Mali Fuji ka qenë prej kohësh një nga simbolet e famshme të Japonisë, duke kontribuar në gjeografinë kulturore dhe shpirtërore të vendit. Gjatë viteve ky vend është bërë një burim adhurimi dhe frymëzimi artistik, dhe është përfshirë në poezi, letërsi dhe në printime të panumërta artistike.
Ani pse është një vend i shenjtë dhe simbol i bukurisë, mali Fuji është në të vërtetë një vullkan aktiv që ulet në një kryqëzim të trefishtë të veprimtarisë tektonike, ku pajtohen Amurian, Okhotsk dhe Filipine.
Përkundër të qenit vullkan aktiv, mali Fuji nuk ka shpërthyer që nga viti 1707, kur shpërtheu për dy javë. Kjo bëri që hiri të binte në qytetet e tij fqinje në Tokio dhe të formonte një krater të ri dhe kulmin në anën juglindore.
Baza e malit Fuji është e rrethuar nga pesë liqene mahnitëse të cilat arrijnë rreth 1.000 metra mbi nivelin e detit dhe ofrojnë pamje spektakolare të malit. Zona e liqeneve është bërë një vend popullor në mesin e turistëve falë vendosjes së tyre të pakrahasueshme. Për shkak të aktivitetit gjeotermik në zonë, ka burime të nxehta për tu larë – perfekt për lehtësimin e dhimbjeve që shfaqen pas ngjitjes gjatë ditës.
Duhet një mesatare prej rreth gjashtë orë për të arritur majën e malit dhe ka katër shtigje të ndryshme, në të cilat mund të ecni për tu ngjitur. Dhjetë stacione pushimi presin përgjatë çdo rruge, duke ofruar ushqim, pije etj.
10.Në këtë mal ngjiten rreth 300,000 alpinistë brena vitit
Duke qenë atraksion më popullor i Japonisë, mali viziton rreth 300,000 alpinistë çdo vit dhe duke pasur parasysh se mund të arrihet vetëm për më shumë se dy muaj të vitit, ky është një numër shumë mbresëlënës.
DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…
Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…
Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…
Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…
Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…
Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…