<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Qepa dhe hudhra, pija magjike si ilaç kundër shumë sëmundjeve

Mjekësia farmaceutike me atë alternative me produkte natyrale është gjithnjë në “luftë”, për të prodhuar ilaçe të reja që shpëtojnë njerëzimin dhe antibiotiku është një ndër mrekullitë e shpikura.#

Por jo rrallë dëgjojmë që ndokujt ‘nuk i bënë fajde’ as antibiotikët.

E pikërisht në këtë pikë nis lufta e mjekësisë tradicionale që përdor bimët për të kuruar sëmundjet.#

Para viteve ’90, fëmijët para se t’i çonin te mjeku për infeksion bajamesh që ai t’i jepte mjekimin antibiotik, aplikonin lëng hudhrash të freskët.

Dhe jo pak fëmijë kanë shpëtuar nga penicilina në atë kohë.

Hudhra përdorej edhe kur të vegjëlit kishin parazitë intenstinalë, sepse prania e hudhrës së gjallë në trup i vriste ato.

Por pa e zgjatur, po kalojmë direkt në një gjetje që po përdoret së fundmi në të gjithë Evropën dhe që shëron çdo infeksion dhe parazit, madje duhet përdorur më shumë në këto ditë të rënduara me epidemi gripale.#

Receta e shëndetit të mirë

700 ml uthull molle#

85 gramë qepë e prerë në kubikë

85 gramë hudhra të grira#

2 speca të freskët djegës të copëtuar

85 gramë xhenxhefil (xhinxher) i freskët i grirë

2 lugë rrepë të bardhë të grirë

2 lugë me kurkuma pluhur ose me rrënjë të grira

Të gjithë përbërësit i fusim në enë bashkë me pak uthull dhe i përziejmë.

Pastaj i zhvendosim të gjithë përbërësit në një kavanoz deri sa të zënë 2/3 e vëllimit dhe i shtojmë uthullën e mollës, por pa e mbushur plot kavanozin.

E konservojmë për dy javë përbërjen në një vend të freskët e të thatë dhe herë pas here tundim kavanozin.

Pas dy javësh lëngu i përfituar është gati dhe me ndihmën e një garze sterile e kullojmë në një shishe të pastër.

Përdorimi
Për të kaluar shpejt një situatë të lehtë gripi apo sistem imunitar të dobët përdorim një lugë gjelle për të bërë gargare një herë në ditë.

Doza varion në bazë të gjendjes suaj dhe rritet ditë pas dite. Pas tre-katër ditësh mund të përdorni dhe një gotë lëng në ditë për gargarë.

Në raste infeksionesh ose gripi të rëndë duhet të bëni gargarë 5-6 herë në ditë. Shija e produktit të përfituar është shumë e rëndë dhe me aromë ndaj do ishte mirë që pas disa minutash nga përdorimi të konsumoni një agrum.

Efektet e përbërësve
Hudhra dhe qepa janë antibiotikë natyralë dhe vrasin vetëm bakteret e dëmshme. Ato janë shumë efikase dhe për luftimin e infeksioneve fungale.

Xhenxhefili është anti-inflamator dhe stimulon qarkullimin e gjakut.

Kurkuma ul dhimbjet muskulare dhe ka fuqi të mëdha anti-inflamatore.

Uthulla e mollës përmban pektinë, që mban ulur nivelin e kolesterolit dhe rregullon presionin e gjakut. Acidi malik që përmban uthulla e mollës lufton infeksionet dhe bakteriet.

Speci djegës është disinfektant dhe kapsaicina që përmban rrit oreksin.

Rrepa e bardhë ruan mëlçinë nga helmet e zorrëve ndërsa në kohët e lashta Hipokrati e përdorte edhe për trajtimin e mushkërive.

InForCulture

Recent Posts

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

21 hours ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

21 hours ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

23 hours ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

24 hours ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago

Më në fund, zbulohet shkaku i MPIKSJES së gjakut pas vaksinave COVID-19!

  Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…

1 day ago