<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Mbreti i Epirit Pirro: Romakët kur s’fitojnë luftën me trimëri, përdorin dredhi…

Fitoret mbi Romën

Nga: Elena Kocaqi

Pirro synonte, ashtu si kushëriri i tij Aleksandri Molos, daja i Aleksandrit të Madh dhe vëllai i Olimbis, të luftonte ndaj Romës. Në vitin 281 p.k. tarentasit kaonë, sidomos plebejtë japigë (ilirë) të lidhur ngushtë tejembanë me Dodonën, e ndihmua Pirron me flotën e tyre gjatë çlirimit të Korkyrës kaone, prej maqedonasve.

Ishin fiset ilire apo pellazge të një gjaku të cilat kishin ndihmuar Pirron, që të çlironte Korfuzin nga Maqedonasit, të cilët u vendosën aty kur u martua gruaja e tij Lanasa me mbretin e Maqedonisë, Demetër Pliorketi.

Kjo ndihmë erdhi sepse kishte qenë Aleksandri Molos i cili i kishte ndihmuar ata kundër Romës. Këtu del dhe një fakt tepër interesant sepse kaonët e Italisë ndihmuan kaonët e Korfuzit. I gjithë ky fis i lavdishëm kaonësh ishte me origjinë nga Troja, të cilët u shpërngulën që atje dhe u vendosën në këto vise. Edhe pse kishte kaluar 1000 vjet në atë kohë, nga lufta e Trojës që ishin të një fisi, dhe i gjendeshin njëri-tjetrit, pavarësisht se ishin përtej Adriatikut.

Një vit më pas (pra në vitin 280) u nis me një ushtri prej 3 mijë kalorësish, 20 mijë këmbësorësh, 2 mijë harkëtarësh dhe 20 elefantë që i kishte marrë nga ata që solli Aleksandri i Madh nga India. Gjatë rrugës i zuri një stuhi dhe vetëm gjysma e ushtrisë doli në brigjet e japigëve. Megjithëse me gjysmën e ushtrisë në betejën e parë, ai i mundi romakët dhe u bë zot i lëmit, por humbi shumë nga komandantët e tij më të mirë. Në këtë kohë i ndodhi një pabesi nga mjeku i tij, i cili i dërgoi një letër konsullit romak Fabricio, ku i kërkonte një shpërblim të mirë dhe
nga ana tjetër, ai do t’i jepte fund Pirros dhe luftës.

Konsulli romak u tërbua nga pabesia e mjekut të Pirros dhe ndërmori një veprim tepër burrëror. Ai i dërgon letrën Pirros dhe e këshillon që të marrë masa të menjëhershme kundër doktorit. Në letër thuhej “Gai Fabric dhe Kuit Emil, konsuj romakë, i dërgojnë përshëndetje mbretit Pirro. Duket se nuk ke pasur fat, as në zgjedhjen e miqve, as në të armiqve. Kur ta lexosh këtë letër që na u dërgua ne do ta kuptosh se po lufton kundër njerëzve të ndershëm e të drejtë dhe u beson
miqve të ligj e të pandershëm.

Ne të vemë në dijeni, jo pse të duam të mirën, por n.q.s. do të pësosh ndonjë gjë, të mos thonë se ne romakët, duke mos qenë në gjendje të fitojmë luftën me trimëri, përdorim dredhi”. Pirro pasi e vërtetoi komplotin, e dënoi ashpër mjekun e tij dhe i dërgoi Romës njerëz për të biseduar për paqe. Në shenjë mirënjohjeje liroi të gjithë robërit romakë dhe po të njëjtën gjë bëri Roma duke liruar dhe ajo disa pengje të ilirëve vendas.

Por lufta vazhdoi me betejën e Askolit, ku morën pjesë dhe elefantët. Pirro arriti të fitojë edhe pse u plagos. Plaçkën e luftës ia dha fisit ilir të daunëve. Pas kësaj beteje Pirro deklaroi “n.q.s. do t’i mundim romakët dhe një betejë tjetër si kjo, do të humbasim plotësisht”.

Një natë para se të ndeshej për herë të tretë me Romën, pa një ëndërr që e tronditi shumë. Ai ëndërroi sikur i ranë të gjithë dhëmbët.  Kjo ëndërr e shqetësoi, pasi ai e shpjegonte se do të kishte humbje të mëdha në ushtarë. Edhe sot po të pyesësh të gjitha gratë shqiptare plaka dhe të reja do të thonë menjëherë se rënia e dhëmbëve do të thotë vdekje.

Është shumë interesante se edhe pse kanë kaluar mbi 2285 vjet që atëherë, përsëri në mendjen e popullit tonë, e njëjta ëndërr shpjegohet njësoj. Në këtë betejë ai humbi gjysmën e ushtrisë dhe sot fitoret me humbje të mëdha quhen “fitore pirrike”. Në të vërtetë atij i doli ëndrra siç e interpretoi.

InForCulture

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

11 hours ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

11 hours ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

11 hours ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

17 hours ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

17 hours ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

19 hours ago