Derronët ishin një nga shumë fiset ‘Thrako – Iliro – Maqedonase’ ose Pellazgjike që prodhonin monedha gjatë periudhës arkaike. (480-465 B.C).
Shumica e këtyre fiseve kishin emra jashtëzakonisht të mëdhenj dhe ata të ‘Derrones’ ishin nga më të njohurit nga të gjithë.
Këto monedha ishin shumë më të mëdha dhe më të njohura se dhe vet emërimet e tjera “greke dhe persiane”, duke treguar depozitat e pasura të argjendta në rajon; në fakt këto monedha Arkaike mund të shiheshin gjithashtu si lingotë argjendi të stampuara.
Në monëdhe shohim gjithashtu se emri “Dherronikos: është shkruar me dy ‘RR’ gërmë kjo e cila është e huaj e panjohur si greke sepse në gjuhën e ashtuquajtur greke kemi: P= R.
Tek gjuha shqipe, pikërisht ‘Toka’ quhet ‘Dhe’ {në shumës Dhera} – nga ku duket qartë se kemi prej aty emërtimin ‘Dherrone’ – perëndi termike tokësore ~ Dherat e lëvruara, e liruara, të lëruara: ‘Dherrone > Lerone’ – tokat termike të ngrohta që përgatiste ky fis për çdo vit, më anën e qeve (demave) si në monedhat e tyre – tipike, për ti mbjellë ato me produkte, drithra të ndryshme bazë ushqimore per 12 muajtë në vazhdim,
Pra shkurt kemi të bëjmë me një fis të lashtë bujqësh #lerronjës nga ku morën edhe emrin e tyre si fis por edhe qyteti i tyre i njohur: ‘Dherone/Terrone’ buron prej aty.
Monedha të mahnitshme (Dodekadracme – 480-465 B.C.) të fisit ‘Thrako-Iliro-Maqedonase’ ose ‘Pellazgo – Derrones’, të cilat në anën e kundërt bartin ‘tetraskelion; swastika’ simbol indo-evropian, që përfaqeson, Diellin dhe perpendikularin e tij: Lëvizje infinite.
Provenanca: Gorny & Mosch Giessen Coin Store
Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…
Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…
Një test i thjeshtë që mund të kryhet në shtëpi mund të japë të…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat…
Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…
Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…