<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

AUDIO- Për herë të parë dëgjohet tingulli i fushës magnetike të Tokës, përngjan me sinjalet e filmave horror

Një tingull i frikshëm, që të kujton skena nga ndonjë film horror… ky është tingulli i fushës magnetike të Tokës, i cili është regjistruar për herë të parë. (Audion mund ta dëgjoniKËTU)

Siç njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës ( ESA ), shkencëtarët në Universitetin Teknik të Danimarkës morën sinjale magnetike të regjistruara nga satelitët European Swarm dhe i konvertuan në tinguj.

Në fakt vetë fusha magnetike rreth planetit tonë nuk mund të shihet apo dëgjohet drejtpërdrejt. Është një “flluskë” komplekse dhe dinamike që na mban të sigurt nga rrezatimi kozmik dhe grimcat e ngarkuara të “erës” së fuqishme diellore.

Fusha magnetike e Tokës prodhohet kryesisht nga një “oqean” prej hekuri të shkrirë shumë të nxehtë dhe rrotullues në bërthamën e jashtme të planetit tonë, i cili gjeneron rryma elektrike, të cilat nga ana e tyre gjenerojnë fushën elektromagnetike.

“Treshja” e satelitëve të misionit Sëarm të ESA-s, të nisur në vitin 2013, studion fushën magnetike të Tokës duke regjistruar saktësisht sinjalet e saj. Studiuesit dhe muzikantët danezë përdorën këto të dhëna magnetike, si nga bërthama e Tokës, ashtu edhe nga një stuhi gjeomagnetike e krijuar pas një shpërthimi diellor, për ta kthyer atë në tinguj, të cilët tingëllojnë paksa të frikshëm.

Siç deklaruan ata, qëllimi i tyre nuk është t’i trembin njerëzit, por t’i kujtojnë se fusha magnetike ekziston dhe, megjithëse tingëllon disi alarmante, në fakt jeta në Tokë varet prej saj.

Një seri altoparlantësh në sheshin Solbjerk të Kopenhagës do të transmetojnë periodikisht tingujt e fushës magnetike gjatë gjithë javës së 24-30 tetorit.bw

InForCulture

Recent Posts

Fruta e stinës, çfarë duhet të dini për ftoin?

  Në pamje të parë duket si një dardhë e madhe, por në fakt përveç…

4 hours ago

Arra parandalon këto sëmundje

  Arra ka edhe veti shëruese të sëmundjeve.   Shumë studime kanë studiuar dobitë shëndetësore…

4 hours ago

Japonia mbajti hapur një stacion treni për tre vjet vetëm që një vajzë të shkonte në shkollë, duke e mbyllur vetëm pas diplomimit të saj

    Një stacion treni në një zonë rurale të Hokkaidos, në Japoni, qëndroi hapur…

4 hours ago

Vaksina e personalizuar kundër kancerit tregon rezultate të shkëlqyera: zvogëlon rrezikun e përsëritjes së melanomës me 42 përqind

    Kanë kaluar 20 vjet që kur studiuesit australianë zhvilluan vaksinën e parë në…

4 hours ago

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

2 days ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

3 days ago