<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Origjina shqiptare e familjes fisnike Balsha

Balshajt ishin një familje fisnike arbërore aktive gjatë shekullit 14-të dhe 15-të. Për një kohë të gjatë origjina e tyre ka qenë e debatueshme, por në këtë post do japim disa fakte të pamohueshme për origjinën shqiptare të Balshajve!

Medievisti dhe historiani Pëllumb Xhufi referon se në vitin 1398 përmendet një djalë i paligjshëm i Gjergj Balshës, i quajtur “Zasso Albanesi”. Në “Jetëshkrimin e Stefan Lazareviçit” nga kronisti sllav i shekullit 15-të, Konstantin Filozofi, njihen si “Balshajt, zotër shqiptarë”: (Бальша Арбанашьскыи господинь-Balša arbanašski gospodin). Dokumente të Republikës së Raguzës bëjnë fjalë për zakone shqiptare (costumi albanesi) të Balshajve. Edhe në shkrimet e vjetra sllave ndodhet trajta Balsha-Балша.

Origjinën shqiptare sipas Shpuzës e konfirmon edhe toleranca fetare që treguan Balshajt pas konvertimit në katolikë, e cila dallonte nga intoleranca e tejskajshme e mbretërve ortodoksë serbë të cilët ishin të dhënë pas çrrënjosjes së herezive.

Du Cange (1610-1688) tek vepra e tij “Illyricum vetum et novum” për Balshajt shkruan “Quidam ex Albaniae proceribus cognomento Balsa” (Një nga fisnikët shqiptarë të mbiquajtur Balsha) dhe të Orbinit “ex indigenis nobilibus Albaniae” (të fisnikëve vendas të Shqipërisë), sipas tij vetëm një prejardhje shqiptare përputhet me veprën dhe sjelljen e Balshajve.

Historianë të mëdhenj i cilësojnë Balshajt si shqiptarë, siç janë: Kristo Frashëri, Kasëm Biçoku, Kiril Petkov, po kështu veprojnë edhe Plamen Tzvetkov, Rolando Fabrini, Akademia Bullgare e Shkencave, Enciklopedia Britannica e shumë të tjera. Sipas autorit serb Bozic, ishin shqiptarë ndërsa Çirkoviç arriti në përfundimin se ata janë me origjinë josllave, duke u përmendur në dokumentet mesjetare serbe si “zotër arbëror (arbanas)”.

📸 Në foto mund të shikoni një stemë të Balshajve e bërë rreth shekullit 17-të. Më poshtë mund të lexohet “Di Balsi”, që do të thotë “Balshajt”.

InForCulture

Recent Posts

Banania 6 milionë dollarëshe që tronditi botën e artit, historia e pazakontë pas veprës kontroverse

    Një banane e ngjitur në mur me shirit ngjitës mund të duket si…

3 days ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

3 days ago

Si po ndikon ndryshimi i klimës në përbërjen e gjakut të njeriut?

Rritja e vazhdueshme e dioksidit të karbonit (CO₂) në atmosferë mund të lidhet jo vetëm…

3 days ago

Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës

  Një objekt krejt i zakonshëm shtëpiak mund ta bëjë pak më të këndshme vozitjen…

3 days ago

6 vendet më të mira në Europë për pushime vjeshtore

Vjeshta është pa dyshim koha e duhur për të udhëtuar në Europë. Përveç turmave më…

3 days ago

Kjo është vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

    Krijohet një vaksinë universale kundër gripit. Deri tani ka rezultuar efikase dhe e…

3 days ago