<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Me siguri do shokoheni, zbuloni çfarë ndodh kur klikoni në kutinë “nuk jam një robot” (Foto)

Megjithë dyshimet fillestare, tashmë njerëzit duken të shokuar teksa mësojnë atë që ndodh kur në disa faqe interneti duhet të klikojnë kutinë ‘Nuk jam një robot’ apo në instruksione të ngjashme si figurat me kafshë, semaforë apo autobusë, të supozuara për sigurinë në rrjet.

Përdoruesit e rrjetit janë mësuar tashmë ta bëjnë rregullisht edhe pse nuk e kanë idenë se përse shpërben rituali i çuditshëm.

Por siç rezulton së fundmi veprimi është shumë më kompleks nga sa mund të duket.

Kjo është shpjeguar në një episod të vitit 2020 të programit QI, ku prezantuesja Sandi Toksvig tregonte specifikat e asaj që ndodh kur ti klikon në kutinë e shfaqur ‘I am not a robot’:

“Vetë klikimi kutisë nuk është i rëndësishëm. E rëndësishme është sjellja juaj në rrjet para klikimit të kutisë, e cila në atë moment nis të analizohet”.

Toksvig vijon më tej: “Për të qenë e sinqertë, nuk i di të gjitha detajet pasi ata i mbajnë sekret, sepse nuk duan që njerëzit të bëjnë me hile në testin e tyre, por në përgjithësi kjo bën që faqja e internetit të nistë të hetojë historinë e kërkimeve të tua në internet deri në atë moment”.

“Klikimi i kutisë nis dhe analizimin e mënyrës sesi lëvizni kursorin në ekran, që është përsëri e frikshme, më duket mua”, shton prezantuesja.

“Kështu që kur klikon kutinë e sigurisë ‘I am not a robot’ ti po udhëzon faqen e internetit të kontrollojë të dhënat e tua dhe të vendosë vetë. Nëse makineria nuk është e sigurte, ajo nuk të jep aksesin, dhe të drejton te fotografitë për të zgjedhur, derisa të sigurohet”.

Video është rishfaqur kohët e fundit në rrjetin Tik Tok dhe ka marrë miliona klikime.

Shumë nga komentuesit ishin të shokuar. “Me të vërtetë?” pyeste një përdorues.

Ndërsa një tjetër kërkonte të dinte: “Kush ia jep të dhënat private asaj? A është e ligjshme kjo?”

InForCulture

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

17 hours ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

17 hours ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

18 hours ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

18 hours ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

18 hours ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

19 hours ago