13 Tetor 2022
Një mur i ndërtuar në shekullin e 4 para lindjes së Krishtit, është duke rrezikuar shembjen. Muri rrethon kalanë historike të qytetit, ndërsa degradimi i tij ka nisur dy vite më parë, dhe shembja rrezikon edhe banorët atje.
Një mur ilir përbënte rrethimin e dytë të Lisusit antik në shekullin e 4 para Krishtit, dhe ndodhet pranë kalasë së Lezhës.
Pavarësisht rëndësisë hostorike që ka muri, ai po rrezikon shembjen.
Fenomeni nisi dy vite më parë, ndërsa gurët kanë lëvizuar duke u kthyer edhe në rrezik për banorët.
“Mbi te gjitha është shqetësuese për kalane se është gjë historike, e dyta ketu është edhe pjerrtësi.
Specialisti i Trashegimisë Kulturore në Lezhë Ded Margjoni thotë se e gjitha kalaja përfshire dhe murin antik do të restaurohet në kuader të programit të rindërtimit nga tërmeti, por projekti ende nuk është miratuar.
“Rreshqitja mund të rezultoj është shumë fatale . Atij muri i është bër projekti, është miratuar por duke qëne se u prek nga tërmeti në atë kohë. Ky projekt duhet rimiratuar dhe mendoj që muri të restaurohet në kuadrin e restaurimit të madh të përgjithshëm, që do i bëhet dhe kështjelles së Lezhës sepse është një nga objektet e prekura nga tërmeti i 2019,” tha ai.
Muri antik ka rrëshqitur në një gjatësi prej 20 metrash dhe shkak i kësaj situatë mendohet të jetë bërë dëmtimi i bimësisë, duke sjell fenomenin eroziv.
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…