<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Shqipëria “ekzotike” e pasluftës…

 Shkrimtari britanik Vandeleur Robinson, një ushtarak karriere (1902-1990), me emrin e vërtetë Vivian Dering Vandeleur Robinson, ishte bir i një koloneli anglez. Studimet i kreu në kolegjin “Cheltenham”.

Për njëfarë kohe, ai ishte kadet në akademinë ushtarake Woolwich dhe më pas, studioi për histori në kolegjin “Emmanuel”, në Kembrixh. Me sa dihet, Robinson jetoi ca kohë në Çekosllovaki, ku u martua për herë të parë, me një çeke.

Në vitet 1930, Robinson punoi në Lidhjen e Kombeve, si organizator rajonal për Evropën juglindore. Aty u njoh me gruan e dytë të tij, gazetaren britanike Clare Hollingworth, prej vitit 1936 deri më 1951.

Çifti e kaloi muajin e mjaltit në Ballkan, ku Robinson shkoi përsëri për disa muaj, përpara se të fillonte Lufta e Dytë. Ishte pikërisht kjo, koha kur vizitoi Shqipërinë për herë të parë.

Kjo vizitë u bë shkas që Robinson, të shkruante librin “Albania’s Road to Freedom” – “Rruga e Shqipërisë drejt Lirisë”, Londër 1941.

Gjatë luftës, ai shërbeu si kapiten në ushtrinë britanike ku, me sa duket punoi për organet e zbulimit.

Erdhi në Shqipëri, në tetor të vitit 1944, ku takoi udhëheqësit e ardhshëm komunistë. Në mars të vitit 1945, Robinson ishte atashe shtypi në misionin ushtarak britanik në Tiranë.

Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Shqipëri, si vëzhgues i huaj diplomatik, ai pati mundësi të merrte pjesë në gjyqin special kundër gjashtëdhjetë përfaqësuesve të regjimit parakomunist, ku të pandehurve iu dhanë dënime të ashpra me ekzekutim ose me burgim të gjatë, si kriminelë lufte dhe armiq të popullit.

Në maj dhe qershor të vitit 1945, ai bëri një udhëtim të gjatë me një xhip ushtarak, në jug të vendit, të shkatërruar nga lufta. Për disa dhjetëvjeçarë, informacionet dhe fotografitë për Shqipërinë ishin të pakta. Prandaj, këto shkrepje mes viteve 1944-1945, janë të një rëndësie të veçantë.

Vandeleur Robinson, e kaloi pleqërinë në Italinë e veriut, ku thuhet se ka shkruar edhe disa pjesë teatrore. Arkivi i tij ruhet në “School of Slavonic and East European Studies” në Londër.

Koleksioni fotografik i tij, ndahet në dy pjesë:

(1) fotografitë e vizitës së tij në Shqipëri, në vitin 1939, që u botuan në librin “Albania’s Road to Freedom” (Londër 1941), që sigurisht. Nuk ishin të gjitha nga vetë Robinson, si dhe (2) fotografitë – deri tani të panjohura – të bëra në Tiranë dhe në Shqipërinë e jugut, në fund të vitit 1944 dhe në mes të vitit 1945, para se të dëbohej nga Shqipëria.

Pjesën e dytë e fotografive, familja Mellet, ia dhuroi Qendrës për Studime Shqiptare (Centre for Albanian Studies). Dhe tani ruhet në arkivin e “Royal Geographical Society” në Londër./Konica.al

*Shkëputur nga faqja e albanologut Robert Elsie

InForCulture

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

16 hours ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

2 days ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

2 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

2 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

2 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

5 days ago