<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

London News: Si ishte bashkuar Xhemail Abria me turqit kundër Ahmet Delisë (Drenicë, 1903)

EKSKLUZIVE: Një ngjarje e vitit 1903 në Drenicë

Gazeta angleze The Daily London News e datës 13 prill 1903 përshkruan një ngjarje që tronditi Kosovën: 6 mijë shqiptarë u mblodhën në Drenicë për të kundërshtuar reformat për ndarjen e re administrative sipas kriterit etnik nga Perandoria Osmane. Shqiptarët trembeshin se Fuqitë e Mëdha, sidomos Rusia, nëpërmjet zbatimit të reformave do t’i shkëpusnin nga trungu i Shqipërisë.

Sipas gazetës, protesta e 26 marsit 1903 kryesohej nga kryeplaku i Prekazit, Ahmet Delia. Njerëzit e grumbulluar i dënuan shumë ashpër “reformat” dhe akuzonin sidomos konsullin e Rusisë në Mitrovicë si autori dhe shkaku i reformave, shkruan Daily News.

Për lexuesit e FMimages.net kemi përkthyer shkrimin e korrespondentit të gazetës:

“Shumica e krerëve të Drenicës deklaruan se do t’i kundërshtonin reformat sa të kishin frymë në trup. Të tjerët ua drejtonin kërcënimet konsujve të Fuqive dhe thanë se do t’i dëbonin ata nëse reformat nuk tërhiqeshin.
Takimi përfundoi me hartimin e një rezolute, e cila iu dërgua me telegraf Sulltanit në Stamboll, ku kryengritësit i luteshin që t’i anulonte reformat.

Mullahu i Prishtinës dhe njëri nga krerët e Drenicës, Xhemail Abria ishin të vetmit që nuk u pajtuan me peticionin duke shkaktuar zemërimin e të gjithëve.

Duke parë se kërkesat e tyre drejtuar Stambollit ishin të kota, shqiptarët vendosën ta vazhdonin rebelimin me masa më aktive, dhe në 30 prill, një turmë shumë e madhe prej 3 mijë deri 5 mijë njerëzish u shfaqën përpara Vushtrrisë dhe e detyruan Kajmekamin të dorëzonte 11 xhandarë të krishterë që i kishte pranuar në punë.

Se si kajmekami i dorëzoi xhandarët dhe se si shqiptarët e sulmuan qytetin, kjo tashmë është publikuar.

Sipas korrespondentit të gazetës sonë, përplasja ishte e përgjakshme. Shqiptarët lanë në fushën e betejës 150 të vdekuur, megjithëse mundën të marrin me vete një numër të plagosurish dhe të vrarësh.

Pas betejës, ata u tërhoqën në drejtimin e Pejës dhe Gjakovës dhe thuhet se janë shpërndarë. Por sipas një njoftimi tjetër, ata po përgatiten për një sulm të ri mbi Mitrovicë.

Ambasadorët e Austrisë dhe të Rusisë i kanë rekomanduar Sulltanit të zbatojë masa të forta shtypëse kundër shqiptarëve. Por Sulltani ka ndërmarrë një tjetër përpjekje për mashtrimin e shqiptarëve me anë të bindjes dhe rryshfeteve, që ata të heqin dorë nga qëndrimi luftarak dhe të pranojnë reformën.”

InForCulture

Recent Posts

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

    Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…

4 days ago

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

7 days ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

1 week ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

1 week ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

1 week ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

1 week ago