<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

“Duam që Shqipëria, të jetë e shqiptarëve”

MEMORANDUMI I SHQIPTARËVE, NË HAGË

“Le Courrier européen” ka botuar, të premten e 9 gushtit 1907, në faqen n°12, një shkrim në lidhje me memorandumin e shqiptarëve drejtuar asokohe, delegatëve të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes në Hagë, që Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

Memorandumi shqiptar

Një memorandum nga shqiptarët e tri feve u është dërguar delegatëve të Fuqive në Konferencën e Hagës. Ata formulojnë kërkesa në favor të krijimit të shkollave shqipe, të administrimit më të mirë të drejtësisë në trevat shqiptare dhe dhënies së lirive të përputhshme me progresin modern :

“Ne duam shkolla shqipe, ku fëmijët tanë të mësojnë; ne duam shkolla kombëtare, ku të mësohet gjuha jonë, e shtypur dhe e ndaluar deri tani.

Ne duam reforma të thella administrative. Të lodhur nga presioni dhe shtypja e zyrtarëve të paskrupullt dhe të papërgjegjshëm, ne kërkojmë një administratë autonome, të ndershme; një administratë e denjë, për një komb të qytetëruar.

Këtu përqendrohen kërkesat tona. Prej vitesh ushtarët e uritur të Sulltanit të Kostandinopojës dhe hordhitë e vrasësve grekë kanë kryer një gjueti të tmerrshme në Shqipëri. Pa dallim race apo feje, vrasin, masakrojnë, burgosin, internojnë…

Kërkesat tona, nuk janë të tepruara. Ne nuk jemi, thënë në mënyrë të qartë, revolucionarë, thjesht jemi të lodhur me anarkinë dhe na vjen turp të shohim, se vendi ynë i bukur përbën një plagë dhe një të keqe të turpshme në krah të Evropës.

Ne duam që Shqipëria, të jetë e shqiptarëve. Ne pretendojmë të drejtën e qytetërimit. Ne duam të çlirohemi nga barbaria; duam të thyejmë koracën që na rrethon, me një fjalë, duam të jetojmë.”

InForCulture

Recent Posts

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

43 minutes ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 hour ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

2 hours ago

Më në fund, zbulohet shkaku i MPIKSJES së gjakut pas vaksinave COVID-19!

  Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…

2 hours ago

Po përpiqeni të dobësoheni? Ja cilin të zgjidhni: jogurt, skyr apo kefir

Të pasur me proteina dhe probiotikë, këto produkte ndihmojnë në ngopje dhe tretje – por…

24 hours ago