<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Në Egjipt sot jetojnë pesë milionë veta me origjinë shqiptare

Unë ende kam kushërit e mi dhe pasardhësit e tyre nga ana e babait (Tana Canameti nga Rremulli në Mat, halla e ime e martuar me Haziz Dinin nga Dërjani në Mat) që jetojnë në Egjipt. Por, fatkeqësisht pas emigrimit (apo ekzili i dytë për prindërit) tonë në Francë, u shkëputën marrëdhëniet me ta.

Në një rrëfim personal nga komunikimi me dashamirë shqiptarë, inteektuali dhe atdhetari i shquar Arif Mati, na jep informacione të rralla dhe të jashtëzakonshme për shqiptarët në Egjipt. Edhe pse në një komunikim të zakonshëm me miq, informacionet e ngjeshura që jep kanë vlerë të veçantë për shqiptarët sot jashtë Egjiptit.

“Që kur ka ik mbreti Faruk nga Egjipti në 1952, shumë Shqiptarë emigruan në katër anët e Botës (SHBA, Australi, Kanada, Evropë, etj) sepse rruga e Shqipërisë ishte e mbyllur për shak të komunizmit.

Kolonia shqiptare në Egjipt ka qenë shumë e madhe dhe më e rafinuara në botë. Unë dhe familja ime kemi pasur miq shqiptarë me famë: Çajupi, Asdreni, Adhamidhi (rilindasi i parë që ka shkruar shkurtimisht për Pellazgët), Konica, familja e Zogut, etj, etj.

Unë ende kam kushërit e mi dhe pasardhësit e tyre nga ana e babait (Tana Canameti nga Rremulli në Mat, halla e ime e martuar me Haziz Dinin nga Dërjani në Mat) që jetojnë në Egjipt.

Por, fatkeqësisht pas emigrimit (apo ekzili i dytë për prindërit) tonë në Francë, u shkëputën marrëdhëniet me ta. Duhet ta dini që ata që mbetën në Egjipt pas revolucionit të Naserit u asimiluan dhe u arabizuan krejtësisht.

“Sot në Egjipt mund të themi që janë më tepër se pesë milionë egjiptian me zanafillë shqiptare. Kështu pra, fatkeqësisht (që prej dy mij vitesh) shumica e popullit tonë ka emigruar dhe jetuar më tepër jashtë Atdheut se mbrenda (në Turqi për shembull janë afërsisht dhjetë milionë turq me zanafillë shqiptare!).

Unë shpresoj se ky fenomen nuk do të vazhdojë, përndryshe do të asimilohëmi plotësisht (si të tjerët… si Egjipto-shqiptarin që keni takuar!) nga kombet e tjera apo do të zhdukëmi me kalimin e kohës. Shembulli im është si një farë «dinozauri» shumë, shumë i rrallë.

Unë shpresoj se ky fenomen i emigrimit nuk do të vazhdojë përndryshe ata Shqiptarë do të asimilohën plotësisht (si të tjerët: martesa me të huajt dhe qëndrim i vazhduëshëm në shtetet e huaja) nga kombet e tjera apo do të zhduken me kalimin e kohës. Shumë keq!

Sa për ata Egjiptian me origjinë shqiptare që keni takuar janë të shumtë si ai (më ka ndodhur e njëjta gjë kur vizitova Egjiptin pas 45 viteve!), ata gjithmonë e kanë quajtur vëten Arnaut apo Turq.

Por, elita e Egjiptianëve e din shumë mirë kush ishin dhe kush janë Arnautët shqiptarë”, shkruan Mati në përgjigje të një ithtareje të tij, e cila ka rastisur ta takojë një egjiptia, që për të ishte befasi, se ai kishte origijinë shqiptare./shqip

InForCulture

Recent Posts

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

1 hour ago

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

2 days ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

2 days ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

2 days ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

3 days ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

3 days ago