<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Nuk është Greqia, ky është shteti me më shumë ishuj në botë

Vende të ndryshme në mbarë botën, mburren se kanë maksimumin e diçkaje. Kështu Kanadaja krenohet si vendi me më shumë liqene në botë, rreth 879.000 të tillë. Ndërkohë vendi me më shumë pemë është Rusia, ku rreth 45 për qind e territorit është e mbuluar nga pyjet.

Por kur flitet për numrin e ishujve, cili vend e kryeson listën? Greqia? Indonezia? Apo Kanadaja, që zotëron Arkipelagun Arktik? Në fakt, fituesi me shumë diferencë nga të tjerët është Suedia. Sipas Statista, një kompani gjermane që ofron statistika në shumë fusha, ky vend i Evropës Veriore ka plot 221.800 ishuj, kryesisht të pabanuar,

Në këtë shifër përfshihen edhe ishuj shumë të vegjël, me një sipërfaqe prej vetëm 25 metra katrorë. Në këtë listë, e dyta renditet Finlanda, me rreth 188.000 ishuj, ndërsa Norvegjia, klasifikohet e treta me rreth 55.000 ishuj.

Të tria vendet janë pjesë e rajonit nordik (që përfshin edhe Islandën dhe Danimarkën). Kjolistë ngre një pyetje interesante:Pse kjo pjesë e botës ka kaq shumë ishuj?“Këto vende kanë një të kaluar të veçantë të afërt në aspektin gjeologjik”- thotë për Live Science Karin Siglosh, drejtore e hulumtimeve në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS).

“Gjatë 2.6 milionë viteve të fundit, Toka ka pasur një kapak akulli në Arktik, dhe periudha periodike të akullnajave në Hemisferën Veriore. Por më herët nuk kishte”- shton ajo. Siglosh sqaron se vendet nordike, kanë përjetuar kohët e fundit reduktimin e masave akullnajore, me një peridiocitet çdo 41.000 vjet.

Epokat Akullnajore, nuk janë thjesht një periudhë e gjatë me një temperaturë të caktuar. Brenda epokave të mëdha akullnajore, ekzistojnë edhe periudha më të vogla të njohura si “akullnajore”, dhe periudha më të ngrohta, të quajtura “ndër–akullnajore”.

Gjatë epokës akullnajore Kuaternare – një periudhë e vazhdueshme me një sërë fazash akullnajore dhe ndër–akullnajore të alternuara midis tyre, që nisi 2.6 milionë vjet më parë, këto periudha të ftohta akullnajore ndodhën çdo 41.000 vjet ose më shumë, deri rreth 800.000 vjet më parë, kur ato filluan të ndodhin më rrallë, rreth çdo 100.000 vjet.

Gjatë epokës së fundit akullnajore, rajone të ndryshme nordike u mbuluan me shtresa akulli “disa km të larta”, të cilat ishin aq të rënda sa që “e detyruan koren e Tokës të fundosej”.

Një periudhë e zgjatur e ngrohtë e quajtur Optimumi Klimatik i Holocenit (Vitet 5000-3000Para Krishtit), bëri që ky akull të shkrihej dhe ndihmoi në rikthimin e kores në sipërfaqe.

Ky fenomen – i njohur si ekuilibri izostatik – bën që Arkipelagu Kvarken, i vetmi vend natyror në Finlandë, i shpallur si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të, të “ngrihet” nga pak çdo vit.

Çdo vit, arkipelagu fiton rreth 1 kilometër katrorë tokë. Për më tepër, vendet nordike kanë një “topografi çuditërisht të lartë”, për shkak se manteli nën këtë rajon është shumë i ngrohtë. “Manteli i ngrohtë zgjerohet, dhe i shtyn për lart kontinentet dhe oqeanet që ndodhen sipër”-thotë Siglosh.

Sipas saj, ky kombinim i topografisë së lartë dhe i veprimit të akullnajave, ka krijuar fjorde të thella, duke sjellë “daljen kudo të copave shkëmbore”.Gjatë periudhave jo akullnajore, niveli global i detit është shumë më i lartë, sesa gjatë një epokë akullnajore.

Dhe shpjegimi në këtë rast është e thjeshtë: kur akullnajat shkrihen, uji i tyre derdhet në oqean, duke e rritur nivelin e ujit. Por nganjëherë efektet janë drastike. Afro 20.000 vjet më parë gjatë Maksimumit të Fundit të Epokës Akullnajore, që ndodhi në fazën përfundimtare të epokës së Pleistocenit (2.6 milion deri në 11.700 vjet më parë), nivelet e detit ishin rreth 122 metra nën nivelet e sotme.

Kur pjesa më e madhe e këtij akulli u shkri, zona të mëdha toke u përmbytën, dhe “vetëm pika më të larta dolën mbi ujë si ishuj”- thotë Siglosh. Pra, ndërsa gjeologjia dhe klima shpjegojnë arsyen se përse Suedia dhe fqinjët e saj kanë një numër të madh ishujsh, diçka mbetet ende e paqartë: Cili është përkufizimi i vërtetë i një ishulli?

Për shumicën e njerëzve, një ishull është thjesht një pjesë toke e rrethuar nga të gjitha anët nga uji. Por atëherë pse Australia, që përputhet në mënyrë të përsosur me këtë përkufizim,konsiderohet një kontinent, ndërsa Grenlanda, që është vetëm 2 herë më e vogël dhe ka tipare të ngjashme, quhet “ishulli më i madh në botë” nga Enciklopedia Britanike?

Ndërsa nuk ka një përkufizim të prerë dhe gjithëpërfshirës, se çfarë është një “kontinent”, konsensusi i përgjithshëm është se një kontinent duhet të shtrihet në pllakën e tij tektonike. Për shkak se ndodhet në pllakën e Amerikës së Veriut, Grenlanda nuk e përmbush këtë kriter, prandaj konsiderohet përgjithësisht si një ishull.

“Ishujt” e Skandinavisë, nuk janë ishuj në aspektin gjeologjik. Ato janë po aq kontinentale sa kontinenti; vetëm se dalin mbi ujë. Por sipas përkufizimit ato janë sigurisht ishuj, pasi janë shumë të vegjël”-nënvizon Siglosh.

InForCulture

Recent Posts

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

14 hours ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

14 hours ago

Si të ruhemi në det? Këshilla të rëndësishme për një verë të sigurt

Deti është një nga destinacionet më të preferuara gjatë verës, por përveç kënaqësisë që ofron,…

16 hours ago

Protestat të cilat arritën të bëjnë revolucion përgjatë historisë botërore

  Historia e njerëzimit është e mbushur me protesta që kanë filluar si shprehje pakënaqësie,…

2 days ago

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre 10 sëmundjeve

  Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium,…

2 days ago

Shkencëtarët rusë: Vaksina kundër hantavirusit mund të kërkojë vite për t’u zhvilluar

  Një vaksinë kundër hantavirusit mund të zhvillohet në të ardhmen, por procesi i plotë…

4 days ago