<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Në veprën e tij (Fjalor latinisht-shqip), shkrimtari shqiptar Frang Bardhi na jep disa të dhëna tepër interesante për Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Në veprën e tij “Dictionarium latino-epiroticum” (Fjalor latinisht-shqip) shkruar më 1635 në Romë, shkrimtari shqiptar Frang Bardhi (1606-1643) na jep disa të dhëna tepër interesante për Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Në pjesën e nënvizuar mund të lexoni që Frang Bardhi thotë se Gjergj Kastrioti nga shqiptarët është thirrur si “Culçeedra e Arbenit” (Kulçedra e Arbënit) që në latinisht ai e përkthen si “Epiri Draco”.

Në pjesën më poshtë, shkruar në shqipen e vjetër, Bardhi na jep disa të dhëna për vendlindjen dhe për një emër tjetër të Skënderbeut, me të cilin shqiptarët ndoshta e njihnin si emrin e tij të dytë. Bardhi shkruan:
“Croia, Cruia Vendi qu ka leem edalë aio Culçedra e botëssë Arbenit, Giec, oò Gierg Castrioti ξanë, e ξirrë Scanderbegh”

Nuk besojmë që keni ndonjë problem për ta kuptuar pasi shqipja nga ajo kohë nuk ka ndryshuar gati se aspak, por ne do ‘përmisojmë’ gramatikën e tekstit dhe në shqipen e sotme:
“Kroja, Kruja Vendi ku ka le e dalë ajo Kulçedra e botës së Arbënit, Gjec, ose Gjergj Kastrioti, thanë, e thirrë Skanderbegh”

Është interesant që për vendlindjen e Skënderbeut, Bardhi vendos Krujën, por vendlindja e Gjergjit është e diskutueshme, ku një pjesë e historianëve vendosin Krujën, Dibrën, Matin, Sinjën, etj, si vendlindjen e Skënderbeut, të gjitha këto ishin toka që sundoheshin nga Kastriotët në kohën kur lindi Gjergji (pra në vitin 1405), ndërsa një informacion tjetër që Frang Bardhi na jep, është së përveç emrit Gjergj, Skënderbeu ndoshta njihej dhe me emrin “Gjeç” nga shqiptarët, por të dhëna për këtë nuk kemi, kështu që nevojiten më shumë hulumtime për këtë çështje.

InForCulture

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

17 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

19 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

23 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago