Pamje dramatike nga një fermë në Holandë kishin kapur momentin e pabesueshëm kur një dhi heroike dhe kafshë të tjera nxituan të ndihmonin pulën e sulmuar një skifter në rrethimin e tyre.
Pamjet e kameras së sigurisë nga ferma në Gelderland, tregojnë predatorin që vërshon nga ajri drejt pulës që kulloste në mes të lëndinës. Dy shpendët luftojnë për disa sekonda para se nje gjel, pula të tjera dhe një dhi të vijnë të alarmuar në ndihmë të pulës së sulmuar duke mundur dhe larguar zogun predator.
Ndërhyrja më e pabesueshme ishte ajo e dhisë Bruin, që niset me vrull duke goditur predatorin me kokë, i cili largohet duarbosh nga tentativa e tij
Incidenti i muajit të kaluar nuk zgjati më shumë se 20 sekonda dhe pula e sulmuar raportohet se shpëtoi vetëm me disa plagë të lehta.
Pronari i fermës tha më tej se duke vijuar shfaqjen e tyre të unitetit, kafshët qëndruan pranë pulës së sulmuar për ngushëllim derisa ajo ishte qetësuar dhe rekuperuar.
59 vjeçari Beets tha për rrjetin SWNS: “Isha shumë krenar për gjelin dhe dhinë që u hodhën menjëherë në mbrojtje të pulës. Ishte gjithashtu një çlirim që pula i mbijetoi sulmit.”
Por ai shton se kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh në fermë teksa të tjera dhi apo gjela deti kanë vërshuar në ndihmë të pulave kur ato janë sulmuar nga shpendë predatorë. “Ka ndodhur dhe herë të tjera me skifterë apo huta që kanë sulmuar pulat”, shton ai.
Zëvendësuesit artificialë të sheqerit u krijuan për ta bërë ushqimin dhe pijet e…
Edhe pse shpesh nënvlerësohet dhe konsiderohet thjesht si një përbërës dytësor, magnezi është në…
Dhimbjet reumatike janë shumë të forta dhe thuajse nuk qetësohen dot pa medikamente.…
Jahja Drancolli Ashtu si sot, në vitin 1430 Gjin Gazulli, do të gradohet për doktor…
Tumoret që nisin brenda zemrës janë shumë të rralla. Tumoret primare të zemrës janë jashtëzakonisht…
Hasan Riza Pasha do të kujtohet si atdhetari më i mirë për shpëtimin tonë nga…