<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Otomanët dhe arabët nga Daut Dauti

Kundër Perandorisë Otomane, para sauditëve, janë ngritur jemenasit e më vonë edhe tjerët në vendet arabe. Madje, në Jemen kryengritja ka qenë aq e fuqishme sa që sulltani i dërgoi njësitë shqiptare për ta shuar. Kjo nuk ishte vetëm për shkak se shqiptarët ishin njësi elitare, por sulltani e bëri këtë veprim edhe me qëllim që t’i largonte ushtarët shqiptarë nga Ballkani ku lëvizja nacionaliste shqiptare po merrte hov.

Sulltani ka qenë kalif, por te arabët ky rol ka qenë tejet i zbehur. Madje, arabët as qe e merrnin sulltanin për mysliman e as nuk e konsideronin Perandorinë Otomane si të tillë. Dhe, kishin arsye se sulltani e as perandoria nuk ishte e interesuar për religjion. Nga 36 sulltanët otomanë që kanë sunduar perandorinë nga viti 1299 deri te i fundit më 1922, asnjë prej tyre nuk ka shkuar në haxhillëk. Dmth asnjë sulltan nuk e ka plotësuar njërin nga 5 kushtet esenciale për të qenë mysliman. Dmth kaq ka qenë injorimi i sulltanëve për Islamin në sytë e arabëve të indinjuar me pushtetin e tij. Megjithatë, lufta e arabëve kundër otomanëve nuk kishte mundësi të kishte karakter religjioz. Lufta e arabëve, sikur e shqiptarëve, nxitej nga nacionalizmi e jo nga religjioni. Megjithatë, te arabët edhe sot ekziston një ndjenjë anti-otomane, por kjo nuk është domosdoshmërisht anti-turke e anti-islamike, siç manifestohet sot në rastin e vendeve ballkanike.

Arabët gjithmonë i kanë shikuar otomanët nga lart. Otomanët nuk kishin më shumë se ushtri të fuqishme dhe aftësi për të themeluar administratë e për t’i mbledhur taksat. Në vendet arabe otomanët nuk kishin mundësi të impononin kulturë e art për shkak se nuk kishin më shumë se arabët. Otomanët nuk patën mundësi që te arabët as të ndërtonin diçka (xhamia, ndërtesa publike apo infrastrukturë) më të mirë se që kishin arabët. Ndikimi kulturor otoman te arabët ka qenë gati zero. Prandaj, sot te arabët nuk vërehet ndonjë gjurmë e rëndësishme otomane.

Një mik i imi që jeton në Arabi Saudite një ditë më tha se në këtë vend ndjenja anti-otomane është aq prezente sa që ta merr mendja se otomanët janë ende aty duke sunduar apo sapo janë larguar. Pra, kjo ndjenjë ekziston edhe sot, edhepse ka kaluar më shumë se një shekull nga largimi i otomanëve. As arabët nuk kanë kaluar mirë nën sundimin otoman. Arabët sot janë të ndarë në disa shtete, sikur edhe shqiptarët. Kjo është arsyeja, dhe otomantët nuk janë tërësisht të pafajshëm në këtë drejtim edhepse intervenimi i jashtëm (përzierja e fuqive evropiane) ka luajtur rol primar. /Trungu & InforCulture.info

InForCulture

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

4 hours ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

4 hours ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

4 hours ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

1 day ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

1 day ago