<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

BBC: Ja përse nuk mundi ta rrëzojë regjimin e Hoxhës SHBA dhe Europa!

Publikimi në gjuhën angleze i biografisë së gazetarit Blendi Fevziu për diktatorin Enver Hoxha, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave angleze.

Këtë herë është rrjeti BBC që ka realizuar një intervistë me studiuesin Robert Elsie, editorin e këtij libri.

Ai fillimisht flet për historinë e vizitës së Nënë Terezës në Shqipërinë komuniste.

“Në fund të viteve ’60, regjimi shqiptar nisi një fushatë kundër fesë, veçanërisht ndaj klerit katolik. Regjimi druhej nga kontaktet e tyre me botën perëndimore, shumë priftërinj u arrestuan dhe u vranë.

Nënë Tereza ishte me origjinë shqiptare, e lindur në Shkup.

Për fat të keq regjimi nuk e lejoi të vizitonte nënën para vdekjes, pa asnjë arsye.

Por ajo e vizitoi Shqipërinë më vonë dhe takoi Nexhmije Hoxhën, të shoqen e Enver Hoxhës,”thotë Elsie.

“Dhe e fali Enver Hoxhën dhe vendosi lule tek varri i saj,” shton gazetari britanik.

“Nuk e di për këtë, por është e mundur,” thotë Elsie.

“Enver Hoxha studioi në Francë. Kishte një kulturë fasadë perëndimore, por ishte shumë hakmarrës”, thekson ai.

Gazetari shton se “ai e detyroi Shehun të vrasë veten”.

“Po, kjo ka qenë më spektakolarja e vdekjeve të njerëzve pranë tij. Ai pak a shumë vrau të gjithë, nga bashkëpunëtorët e hershëm në lëvizjen komuniste, historia e Byrosë Politike është e mbushur me vrasje dhe vetëvrasje. Më spektakolarja ishte ajo e Mehmet Shehut, që ishte numri dy i regjimit. Preteksti për rënien e tij ishte fejesa e djalit të tij me një vajzë që nuk kishte, siç thuhet në Shqipëri, një biografi të mirë”.

Megjithatë, pikëpyetja e gazetarit është se përse ky regjim ishte kaq i fortë, kur Enver Hoxha ishte i sëmurë dhe i dobët në vitet e fundit të jetës.

“Nuk ishte Enver Hoxha, ishte aparati i Sigurimit. Mendohej se një e treta punonte dhe bashkëpunonte me Sigurimin. Isha në Shqipëri në atë periudhë dhe askush nuk fliste hapur, por mund të kuptojë se nuk kishte entuziazëm të vërtetë dhe mbështetje për regjimin, por të gjithë ishin të frikësuar, ndryshe nga vendet e tjera ku kishte njëfarë disidencë dhe tolerance. Në Shqipëri nuk kishte disidencë”, thotë Elsie.

Sipas tij, “një nga gabimet e mëdha të Partisë Komuniste ishte kolektivizimi i kafshëve, edhe pulave madje”.

Në fund, gazetari i BBC e pyet se cilat janë leksionet që mund të mësohen nga ky libër.

“Është historia e një pushteti absolut, dhe pushteti absolut sjell korrupsion. Ka regjime të ngjashme në botë sot, si Koreja e Veriut. Nuk e di se si ndodhën gjërat, si ngrihen diktaturat, por ndodhi dhe është një nga shembujt më të këqinj në historinë europiane”.

InForCulture

Recent Posts

A mund ta rrisë sheqerin një çokollatë pa sheqer? Ja çfarë duhet të dini

    A ndikon vërtet një çokollatë “pa sheqer” në glikemi? Etiketa në paketim nuk…

5 hours ago

Ja ushqimet që duhet të shmangni gjatë gripit

    Ne i dimë ushqimet që na bëjnë të ndihemi më mirë kur jemi…

5 hours ago

Llumi i kafesë me uthull, ja truku praktik për pastrimin e kuzhinës

Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…

5 hours ago

Kjo është pija e mëngjesit për shkrirjen e barkut…

https://www.youtube.com/watch?v=ryWQQ_yEL3M

20 hours ago

Sa i shëndetshëm është kungulli? 5 përfitime që ia vlen t’i dini

Kungulli nuk është vetëm një nga perimet më tipike të vjeshtës. Me pak kalori, fibra…

20 hours ago

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

2 days ago