Nga viti i ardhshëm, Google do të mund t’ju njoftojë nëse të dhënat e juaja personale, siç është numri i telefonit, adresa elektronike apo edhe adresa e shtëpisë, shfaqen në rezultatet e kërkimit dhe të kërkoni që t’i fshihni.
Google zyrtarisht filloi me instalimin e “veglës”, që ju mundëson njerëzve, që të fillojnë kërkesën për heqjen e rezultateve të kërkime në të dhënat e tyre personale, transmeton Telegrafi.
Kjo “vegël” është e qasshme për disa përdorues që nga java e kaluar, e pritet të shfaqet edhe tek pjesa tjera e përdoruesve.
Google njoftoi në Twitter që në fillim të vitit të ardhshëm, ky sistem i ri i informimit do të jetë i qasshëm për pothuajse çdo përdorues në mbarë botën.
Megjithatë, duhet theksuar që Google largon vetëm rezultatet e kërkimit, e jo edhe përmbajtjen në ueb-faqe.
Informacionet do të jenë akoma në çdo ueb-faqe që gjenden, por njerëzit do ta kenë më të vështirë t’i gjejnë. /Telegrafi/
Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…
Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…