670 vjet më parë, pikërishtë në këtë ditë, më 30 shtator 1452, në Mainz të Gjermanisë, Johann Gutemberg shtypi librin e parë në botë, të përkthyer nga Shën Hieronimi i gjakut ilir. Ndërsa, 30 shtatori i vitit 420 të erës sonë, shënon 1600 vjet nga dita e vdekjes së përkthyesit të librit, datë simbolike për fillimet e tipografisë botërore!
Kjo datë shënon një kthesë epokale për të përmbysur përgjithmonë raportin midis atyre që prodhojnë kulturën dhe atyre që e përdorin atë. Libri zotëron 1282 faqe, në kolonën e dyfishtë, me 42 rreshta, në atë që riprodhohet teksti i Vulgatës ose Bibla latine të përkthyer nga Shën Hieronymi rreth vitit 380.
Që nga libri i parë i publikuar nga Johann Gutenberg, i cili vdiq në varfëri dhe i vetmuar, kanë mbijetuar vetëm 48 kopje dhe ato konsiderohen ndër librat më të vlefshme në botë. Si të tilla, ato të gjitha ruhen në bibliotekat më të mëdha të botës: Dy janë në Bibliotekën Britanike, një në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, tre në Bibliothèque Nationale de France, ndërsa të tjerat janë pjesë e koleksioneve të universiteteve më prestigjioze, duke përfshirë Cambridge dhe Eton në Britaninë e Madhe; Harvard, Yale dhe Princeton në Shtetet e Bashkuara!
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…