<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Bashkimi i madh i shqiptarëve të shkëlqyer

KONGRESI I ELBASANIT

Shtator 1909. Qyteti i Elbasanit mirëpret Kongresin e shkollave shqipe, duke shënuar kështu, një ngjarje e shënuar në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare, që në histori njihet si “Kongresi i Elbasanit” apo “Kongresi i shkollave shqipe”, nga 2 – 10 shtator të vitit 1909. Morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube dhe shoqëri patriotike, brenda e jashtë territorit shqiptar.

Midis delegatëve të kongresit kishte veprimtarë të njohur të lëvizjes kombëtare si edhe mësues atdhetarë, siç ishin: Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Ahmet Dakli, Refit Toptani, Hamdi Ohri, Nikollë Kaçori, Andrea Konomi, Idhomen Kosturi, Kahreman Vrioni, etj.

Programi kulturor e arsimor që hartoi Kongresi i Elbasanit parashtronte njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në të gjithë sistemin ekzistues arsimor dhe përhapjen e mëtejshme të arsimit në gjuhën shqipe.

Kongresi parashtroi edhe nevojën e krijimit të një shkolle të mesme në Elbasan.


Kongresi i Elbasanit, në rrugë demokratike zgjodhi kryetar Dervish Biçakçiun, si dhe nënkryetar Mit’hat Frashërin. Ndërsa shkronjës të Kongresit u caktuan Simon Shuteriqi dhe Josif Haxhimima. Kongresi i Elbasanit mori një sërë vendimesh të pasqyruara në Aktin e Vendimeve të Kongresit, prej 15-të pikash si dhe miratoi dhe rregulloren e klubeve dhe shoqërive patriotike. Në vendimet e këtij kongresi theksohet se Shoqëria “Përparimi”, që do të krijohej në Korçë, kishte për detyrë të financonte mbajtjen e Shkollës Normale (e hapur në 1 dhjetor të 1909), me ndihmat që do të grumbulloheshin, do t’u jepte ndihmë shkollave shqipe ekzistuese, do të orientonte çeljen e shkollave të rejave në shumë vise të vendit, si dhe futjen e mësimit shqip në të gjitha shkollat e huaja që ekzistonin. Jo rastësisht për mbajtjen e kongresit të arsimit u zgjodh qyteti i Elbasanit.

Ishin traditat e shkëlqyera patriotike, arsimore e kulturore dhe figurat e spikatura të Rilindjes Kombëtare të këtij qyteti që ndikuan në zgjedhjen e tij. “Njerëzia e Elbasanit jo vetëm tani, por edhe në kohët despotike, ishin quar për dashurinë e tyre për gjuhën shqipe”, shkruante Mid’hat Frashëri në ditarin e tij.

Kongresi i Elbasanit i dha një shtytje të re lëvizjes për shkollën dhe për arsimin kombëtar në përgjithësi. Të mbështetur në vendimet e tij, atdhetarët shqiptarë ngritën në Korçë, më 20 shtator 1909, Shoqërinë qendrore shkollore “Përparimi”, në kryesinë e së cilës u zgjodhën atdhetarët e njohur Orhan Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomenë Kosturi e Mihal Gramenoja.

Shkolla shqipe u hapën në këtë periudhë pas Kongresit të Elbasanit edhe në vende të tjera të Shqipërisë. Në fund të shtatorit u bë në Korçë përurimi i shkollës së riorganizuar të djemve (i mësonjëtores së parë shqipe të vitit 1887), çelur qysh në pranverën e vitit 1909, që ishte një nga shkollat më të plota me pesë klasa dhe pesë mësues. Në tetor u hapën shkolla shqipe në Progër, në Cukaj të Martaneshit, në Verlen të Bilishtit, në Margëllëç, ndërsa në muajin dhjetor u çel shkolla shqipe në Negovan (nën drejtimin e Petro Nini Luarasit) dhe në fshatin Koshtan të Tepelenës.

Jehona e Kongresit

Punimet e Kongresit të Elbasanit patën jehonë brenda dhe jashtë vendit. Kalendari “Korça”, në titullin “Kongresi i Elbasanit”, shkruante se “ky kongres është më i shënuari nga të gjithë kongreset. Me vendimet që mori e la emrin e tij të pavdekur nëpër faqet e historisë sonë”. Ndërsa e përkohëshmja “Italia për të huajt” (L’Italia al estero), do të theksonte se “në Elbasan u mbajt një kongres i madh, ku morën pjesë shqiptarë të shkëlqyer, me qëllim që të vënë në udhë të gjitha ato që janë të nevojshme për përparimin dhe paqen e Shqipërisë”.

Punimet dhe vendimet në rrafshin kombëtar të Kongresit të Elbasanit, përbëjnë vlerë dhe kontribut në drejtim të përhapjes së arsimit, gjuhës amtare e kulturës kombëtare.

InForCulture

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

36 minutes ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

48 minutes ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

3 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

3 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

3 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

3 days ago