Ashtu si me shumë gjëra në mitologjinë greke, historia e emrit që bart kontinenti ynë nisi me Zeusin. Drejtuesi i Perëndive ishte i njohur për arratisjet e tij në botën e të gjallëve. Ai zbristenga mali i Olimpit për të ndikuar në jetën e vdekatarëve, siç e shihte të arsyeshme. I tillë ishte edhe rasti kur pa vajzën e Agenorit, mbretit të Fenikisë.
Zeusit i bëri aq përshtypje bukuria e saj, saqë vendosi të zbriste dhe ta joshte. Kur zbriti nga Olimpi, ai u shndërrua në një dem të bardhë, me një pamje e rrallë dhe aq shumë e bukur, saqë shumëkush ia atribuoi ndikimit të Perëndive. Pasi takoi vajzën e mbretit, Zeusi e rrëmbeu duke e vendosur në shpinën e tij, dhe u nis drejt ishullit të Kretës.
Aty vajza, e cila quhej Evropa, lindi 3 djem të Zeusit. Minos (që më vonë do të bëhej mbreti i Kretës), Radamantis (që do të bëhej mbreti i ishujve Kiklades) dhe Sarpedon (që do të bëhej mbreti i Lidisë). Pas kësaj, Zeusi do të largohej, ndërsa Evropa u martua me Asteriusin, mbretin e Kretës në atë kohë, që mori përsipër edhe përkujdesjen për djemtë e saj jetim.
Evropa do të adhurohej nga banorët e ishullit, duke çuar në përhapjen e emrit të saj nëpër detin Egje. Emri i Evropës do të lidhej ngushtë me tokën. Madje disa rrëfime në Greqinë eLashtë e përshkruanin Evropën si Perëndesha e Tokës. Si i tillë, emri i saj u përdor gjerësisht për të përshkruar atë që ne tani e njohim si Evropë, kur hartat filluan të ndajnë si një kontinent nga të gjitha masat e tjera tokësore përreth saj.
Gjuhëtarët tregojnë disa teori të tjera rreth origjinës së emërtimit të Evropës. Shumë prej tyre supozojnë se emri Evropë vjen nga dy fjalë Greqi, εὐρύς (eurys), që do të thotë i gjerë dhe ὤψ (ops), që do të thotë ose vështrim ose sy në varësi të përdorimit të tij.
Pra së bashku, Evropë, εὐρύςὤψ do të thotë “vështrim i gjerë”, një emër që besohet se buron nga përvoja detare e grekëve të lashtë në detin Mesdhe, të cilin ata e panë se shtrihej aq gjerësa mund ta shihnin me sy të lirë. Një teori tjetër, përmend qytetërimin e Mesopotamisë, dhe gjuhën e tij si origjinë për emrin Evropë.Keep Watching
Në gjuhën e këtij qytetërimi, sidomos në gjuhën semite akadiane, fjala për “perëndimin e diellit” ishte erebu, ndërsa për “lindjen e diellit” ishte asu. Gjuhëtarët e përmendin këtë si prejardhjen e fjalës Evropë, pasi Evropa ndodhej në perëndim të perandorisë së vjetër të Mesopotamisë.
Prandaj emri ‘erebu’ u përdor për ta përshkruar atë, ndërsa ‘asu’ Azinë që ishte në lindje të Mesopotamisë, duke çuar kësisoj në teorinë e etimologjisë së emrit Azi. Prejardhja e saktë e etimologjisë së Evropës debatohet ende nga shumë studiues, pasi referenca ndaj kontinentit janë shumë të vjetra në kohë kur nuk mbahen të dhëna aq të sakta sa sot.
Si të tilla, shumë nga teoritë mbi etimologjinë e emrit Evropë janë vetëm supozime. Pa një zbulim të ri revolucionar, ne nuk mund ta dimë kurrë kohor kur Evropa filloi të quhej Evropë.(ABC News)
Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…
Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…
Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…
Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…