Në vitin 1091, pas një lufte të gjatë, normanët e morën Sicilinë nga arabët. Sicilia atëherë ka qenë qendra arsimore dhe tregtare në Evropë ku të krishterët dhe myslimanët, edhe nën sundimin norman, vazhduan të jetonin në një tolerancë relative.
Nën sundimin e mbretit Roxheri i II-të i Sicilisë (1105-1154), vendi vazhdoi të përparonte. Mbreti Roxher, i cili dëshironte ta ruante reputacionin e lartë të Sicilisë për shkencë, e ftoi në pallat dijetarin më të madh të asaj kohe, Muhamed al-Idrisin (1099-1166), që ta shkruante një libër historie dhe ta krijonte hartën e botës. Dhe, Idrisi e bëri këtë punë siç është më së miri.
Ai e krijoi hartën e parë dhe mjaft precize të cilën e quajti Tabula Rogeriana (Harta e Roxherit). Por, gjëja kryesore e kësaj harte është se në te, për herë të parë në histori, paraqitet Shqipëria me emrin Albania ku jepen shënime mjaft interesante për rajonin dhe vendbanimet.Ju pëlqen!
Albania në këtë hartë, në pjesën bregdetare, fillon mbi Tivar e përfundon nën Prevezë. Në pjesën kontinentale ‘kufiri’ shkon te Danubi dhe zgjatet në pjesën lindore matanë Manastirit (në hartë e shënuar Bitola) dhe përfundon në Selanik. (Këtu kufiri nuk është shumë i qartë pasi që përzihet me Maqedoninë).
Siç shihet, në këtë hartë nuk ka as Kosovë e as Serbi, por ka veç Albani. Dhe, nga rajonet që përmenden, vetëm Albania është me të njëjtin emër.
P.S. Kjo hartë Albaninë e shënon si vend që i takon romakëve dhe bizantinëve!
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…